Edi Rama “Rama: Djegia e fletëve të votimit do hidhte në erë komunikimin me qeverinë”

Del nga shtrati Vjosa, përmbyten toka, në rrezik shtëpitë

Posted by Gazetari20 on Nën 11th, 2009 and filed under SHQIPERI+. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

u1_lumi-VjosaLumi i Vjosës ka dalë nga shtrati duke përmbytur këtë mëngjes dhjetra ha tokë bujqësore dhe përmbytur 4 shtëpi.Shirat e shumtë të rënë ditët e fundit që vazhdojnë edhe ditën e sotme kanë fryrë ujrat e lumit të Vjosës duke shkaktuar daljen nga shtrati. TVNews24 mëson nga korrespondeti i Vlorës se në fshatin Cerven uji i lumit Vjosa ka vërshuar në tokat bujqësore duke shkaktuar përmbytje masive të tyre.

Nga të njëjtat burime mësohet se tek Ura e Mifolit në Vlorë janë përmbytur 4 shtëpi nga të njëjtat arsye. Orendi dhe pajisje elektroshtëpiake janë dëmtuar si pasojë e përmbytjeve, ndërsa mësohet se nukm ka dëme në njerëz.

Në vendgjarja kanë mbërritur forca të policisë, ndërsa autoritetet locale të urdhëruara nga ato qëndrore kanë ngritur shtabin eemergjiencës. Po punohet për të shmangur përmbytjen e shtëpive të tjera që rrezikohen nga ujrat e lumit Vjosë, që sa vijnë e bëhen më kërcënuese.

Ditët e fundit, reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore dhe në dhjetra banesa në Lac, Kurbin, Shkodër e Lezhë. (BW/INA)

Shpërndaje

 

Leave a Reply

Translator
Site Meter