Edi Rama “Rama: Djegia e fletëve të votimit do hidhte në erë komunikimin me qeverinë”

Arsyet shkencore… pse vetëm një grua?!

Posted by Gazetari20 on Mar 4th, 2010 and filed under JETA. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Dy janë shpjegimet kryesore në lidhje me këtë rezultat: prania e një personi të afërt, siç është bashkëshortja, e cila u jep kurajo dhe u ndihmon për të rezistuar.

Të kesh një shoqe me të cilën të ndash jetën është me të vërtetë një zgjedhje e rëndësishme, sepse ajo përcakton prioritetet e tua, dëshirat dhe mënyrën e jetesës. Përveç kësaj ka arsye shkencore që ne jetojmë ose jemi me dikë së bashku.

Dashuri do të thotë shëndet, kaq sa jo shumë kohë më parë është bërë publike se burri i martuar jeton më gjatë sesa ata që jetojnë vetëm ose që nuk martohen. Këtu kemi sjellë edhe disa teori të tjera të cilat janë testuar klinikisht.

Së pari një anketë bërë në Danimarkë, mbi rreth dy mijë binjakë, ka treguar se martesa i mban larg rrugës që të qon deri tek depresionit.

Së dyti, rreziku nga sëmundja Alzheimer-it (humbje e kujtesës), është përgjysmuar, sipas disa studimeve të realizuara nga institute përkatëse dhe organizata shëndetësore për trajtimin e sëmundjeve shpirtërore. Shpjegimi, në këtë rast qëndron në marrëdhëniet njerëzore dhe sociale, që jeta familjare mund të ofrojë, një armë që e mban larg çmendurinë.

Së treti, një studim nga Universiteti i Pittsburgh (SHBA) ka zbuluar se arteriet e burrave të martuar dhe që janë të lumtur me martesën e tyre, janë më të pastra sesa ato të beqarëve.

Së katërti, në qoftë se vuajnë nga kanceri i prostatës, burrat e martuar e kanë një shpresë për një jetëgjatësi pothuajse dyfish më shumë, se sa i burrave beqarë, siç u tregua nga një studim i Journal of Urology.

Dy janë shpjegimet kryesore në lidhje me këtë rezultat: prania e një personi të afërt, si bashkëshortja, e cila u jep kurajo dhe u ndihmon për të rezistuar. Hipoteza e dytë i bën thirrje për veprim gjinisë, faktorit mbrojtës për kancerin e prostatës: ata që jetojnë në çift mesatarisht bëjnë më shpesh seks sesa beqarët.

Së pesti, bashkimi përbënë forcën kundër sëmundjeve t ndryshme, siç mund të jenë gripat e ndryshëm, të cilët aktualisht janë bërë kërcënuesit kryesor të jetës së njeriut.

Sipas një studimi nga një ekip në Universitetin e Birminghamit, kush betohet për dashuri të përjetshme ka një sistem imunitar më të efektshme. Kështu që nëse jeni të martuar apo bashkëjetoni me përterën tuaj, ekspertët tregojnë se jeni më pak të kërcënuar nga sëmundjet e ndryshme të natyrës fiziologjike dhe asaj shpirtërore

Informacion nga : BotaSot.info nga Besa Dodaj

Shpërndaje

 

Leave a Reply

Translator
Site Meter