Sot mblidhen ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) për të diskutuar mbi Kosovën, pas mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka vlerësuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Brukseli do t’i ofrojë Prishtinës dhe Beogradit mbështetje të plotë politike për dialog që synon ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore për një të ardhme më të mirë. Belgjika, e cila është kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, ia ka bërë të ditur Beogradit se ajo që i intereson tani është sjellja e Serbisë pas vendimit të gjykatës.
