“Themelimi i Mitrovicës Veriore është pjesë e zgjidhjes për t’i dhënë fund abuzimit të pushtetit, korrupsionit sistematik”, tha ambasadori amerikan në Kosovë Kristofer Dell.Prishtinë, 3 mars – Në mesin e shumë njerëzve ka një bindje të gabueshme se decentralizimi është vetëm për serbët e Kosovës dhe pakicat e tjera dhe se nuk ka të bëjë me qytetarët në tërësi. Ky keqkuptim mund të jetë i pavërtetë dhe reflekton konfuzionin fatkeq dhe shumë të rrezikshëm sepse decentralizimi luan një rol aq të rëndësishëm në dokumentet themeltare të Kosovës. Kështu tha ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Kristofer Dell gjatë ceremonisë së dhënies së garantëve stimuluese për gjashtë komunat veriore të Kosovës.
Ambasadori Dell në fjalimin e tij tha se decentralizmi ka një rëndësi të madhe që Kosova të jen të shtet demokratik dhe multietnik. Sipas tij, decentralizimi është një fakt një nga shtyllat në të cilat është e ndërtuar Republika e Kosovës. “Ky nuk është një ekzagjerim dhe unë dëshiroj të jem i qartë: decentralizimi nuk është asgjë më pak se një mjet demokratik i qytetarëve nëpërmes të cilit kërkojnë llogari nga qeveria. Secili qytetar i Kosovës duhet ta kuptojë se ideja e decentralizimit nuk është vetëm për komunat e reja të decentralizuara, por për secilën komunë dhe se si qeveria mund t’i shërbejë më së miri qytetarët”, tha Dell.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës, “Bota sot”)
