Edi Rama “Rama: Do transformojmë 100% transportin urban në Tiranë”

Diego prenoton një gol në “Olimpiko”

Posted by Gazetari20 on Mar 10th, 2010 and filed under Gazeta Sporti. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Braziliani deri tani ka shënuar pesë herë jashtë shtëpisë dhe premton një gol në Torino

Të shtunën kundër Fiorentinës në Firence, Juventusi arriti fitoren e shtatë larg “Olimpikos” dhe në shumë nga këto suksese, është pa dyshim firma e Diego Ribas da Kunja, i cili ka grumbulluar deri tani jashtë shtëpisë pesë gola (para Firences kishte shënuar një dygolësh kundër Romës, pastaj një gol kundër Atalantës e Bolonjës). Fantazisti brazilian, tregon sesi me një lëvizje mashtruese arriti të gjunjëzojë portierin vjollcë Frei.

“Shpesh këto goditje më lindin instiktivisht, është më e thjeshtë dhe më e lehtë që këto gjëra të bëhen në Bundesligë, ka më shumë hapësira dhe kundërshtarët nuk janë shumë të fortë, por jam duke u përsjtatur me kampionatin italian”, – shpjegon Diego.

Në këtë sezon Diego, sikundër e gjithë skuadra, ka zhgënjyer shumë nga parashikimet e fillimin të kampionatit, por tani me Alberto Zakeronin në stol, brazilian duket në përmirësim të ndjeshëm: “Po punoj shumë, kam nevojë vetëm për pak kohë dhe një skuadër që të jetë në shëndet të plotë si unë, – vazhdon numri 28 bardhezi.

- Nuk ka qenë një fillim shumë i lehtë për mua. Në Firence luajtëm një ndeshje të përsosur, po rigjejmë besimin në forcat tona, duhet dhe mund të arrijmë dy objektiva, zonën Champions dhe Ligën e Europës, që me ndeshjen e radhës ndaj Fulhemit”. Tani duhet vazhduar mbi këtë rrugë pikërisht ndaj formacionit anglez që këtë të enjte dhe pastaj në kampionat kundër Sienës të dielën. “Do të ishte diçka e bukur një gol i imi në “Olimpiko” për të gëzuar tifozët tanë, kam shënuar gjithnjë gol jashtë shtëpisë, por është një rastësi që po shënoj kaq shpesh. Ndoshta të ardhshmin e shënoj në “Olimpiko” me goditje standarte”, – e mbyll Diego.

Nga një fantazist, te një tjetër fantazist, por këtë herë është kapiteni i “Zonjës së vjetër”. Aleks Del Piero është gati të rimarrë Juventusin e tij për dore që në ndeshjen e së enjtes në Ligën e Europës ndaj Fulhemit. Kapiteni bardhezi nuk luajti në Firence në Firence dhe tani kërkon të kthehet për të dhënë ndihmën e tij në përkushtimin në kupë. “Ajo në Firence ishte një ndeshje e vështirë, – pranon numri 10 i Juventusit. – Unë e pashë nga stoli, por gjithsesi e përjetova njëlloj si shokët e mi në fushë.

Kemi bërë një tjetër hap të rëndësishëm, sepse konkurrenca është shtuar dhe nuk mund të qëndrojmë prapa të tjerëve. Ishte vendimtare ta rinisnim mirë pas humbjes kundër Palermos dhe të jepnim një përgjigje për të gjithë ato deklarata e fjalë që thamë pas asaj humbjeje, – përfundon Del Piero. Të gjithë ishin të bindur që nuk ishte fundi i gjithë asaj që kishim ndërtuar deri tani. Prej aty i nisëm për të marrë tri pikë të rëndësishme”.

Palermo
Mikoli ëndërron Ligën e Kampioneve

Fabricio Mikoli shikon për më lart. “Duam Ligën e Kampioneve”.
“Bomberi” i Palermos vlerëson pastaj trajenrin e tij Rosi: “Me të ka ndryshuar gjithçka dhe skuadra po ecën mirë. Objektivi im është ta çojmë Palermon në Ligën e Kampioneve dhe këtu ndodhem shumë mirë, por kam një ëndërr dhe shpresoj të realizohet pas disa vjetësh: të bëj një gol me fanellën e Leçes poshtë tifozëve të tribunës së Veriut. Pas kësaj edhe mund të tërhiqem nga futbolli. Pastore? Ka një të ardhme të sigurt”.

Burimi lajmit Sporti Shqiptar Online

Shpërndaje

 

Leave a Reply

Translator
Site Meter