Fantazisti brazilian është shprehur optimist para transfertësb delikate të kuqezinjve në Angli
Javë e vështirë për Milanin. Skuadra e Leonardos duhet të provojë të triumfojë në “Old Traford”, të përmbysë humbjen 2-3 të marrë në takimin e parë për të kaluar në çrekfinale të Championsit. Një mision i pamundur, por jo për Ronaldinjon që e njeh shumë mirë potencialin e Milanit dhe mbi të gjitha historinë e këtij klubi në kompeticionet europiane.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, – ka thënë braziliani -, por asgjë nuk është e pamundur. Mendoj se do të jetë një përballje shumë e bukur. Kemi nevojë për një rezultat pozitiv kështu që do të luajmë për fitoren, dhe edhe ata duke parë se luajnë në fushën e tyre do të kërkojnë të fitojnë sepse trajneri i tyre kërkon gjithmonë fitoren. Janë të gjitha karakteristikat e duhura për një ndeshje të madhe”.
“Milani ka një traditë të fortë në Champions Ligë, – ka vazhduar Dinjo -, kur luan në këtë kompeticuion të gjithë e dinë se Milanin do të bëjë Milanin. Kur kam qenë tek Barcelona jam ndeshur me kuqezinjtë në Champions Ligë, kështu që e di mirë se çfarë do të thotë të përballesh me këtë skuadër. E dinim se ishin një ekip me histori dhe tani që e vesh këtë fanellë e ndiej forcën e Milanit”.
Një koment edhe për teknikun Leonardo. “Ka treguar edhe më parë aftësitë e tija dhe jam i kënaqur për të, – ka thënë Ronaldinjo -, është bukur që janë kaq shumë brazilianë, por gjëja më e mirë është se këta janë të nivelit të lartë, kjo e bën gjithçka më të lehtë.
Futbolli është një dashuri e madhe për mua sepse kam lindur në një familje lojtarësh, unë kam lindur në futboll dhe jam me fat që kam një stil loje që i pëlqen njerëzve. Eshtë një privilegj fakti që mund të bëj atë më pëlqen më shumë dhe në mënyrën e time, por jam me fat për faktin se njerëzve i pëlqen loja ime dhe kjo më motivon akoma më shumë”. Ndërkohë Leonardo ka vendosur të grumbullojë për takimin me Mançesterin edhe Paton, i cili nuk luan prej më shumë se një jave.
Trajneri kuqezi
Leonardo: Ronaldinjo meriton Botërorin
Me ose pa Paton, Milani që do të përballet me Mançesterin do të mbështetet tek loja e Ronaldinjos. Ai që ka folur për brazilianin ka qenë njeriu që ndoshta e njeh më mirë, Leonardo. Tekniku kuqezi ka folur në mënyrë të hapur për Dinjon, pa kuryser edhe disa kritika. “Kemi akoma në mendje atë që Ronaldinjo ka bërë në 2006-ën, ka qenë lojtari më i mirë në botë. Më pas ka bërë shumë budallallëqe, nuk është stërvitur më dhe ka kaluar tre vite në errësirë.
Tani është rikthyer Ronaldinjo i vërtetë, stërvitet dhe impenjohet, dhe për këtë arsye ka rigjetur edhe lojën e tij. Brenda skuadrës është një lider i vërtetë, i transmeton optimizëm ekipit dhe është ndoshta i vetmi lojtar që mund të bëjë me të vërtetë diferencën gjatë ndeshjes. E njoh shumë mirë, i njoh objektivat e tij.
E di se çafrë bën, ku shkon, kur ka pirë një birrë dhe kur nuk e ka bërë. Me të kam një marrdhënie që më lejon të interesohem për jetën e tij private”. Në lidhje me mundësitë që ka Dinjo për të shkuar në botëror: “Eshtë normale që një lojtar si ai të ketë dëshirë të rikthehet në kombëtare. Por, i kuptoj edhe nevojat e Dungës, por një si Dinjo nuk mund t’i krijojë probleme grupit. Sipas mendimit tim ai e meriton të grumbullohet me Brazilin për botërorin e Afrikës së Jugut”, ka përfunduar Leonardo.
Portieri holandez
Van der Sar: Të evitojmë gabimet e 2007-ës
Eduin Van der Sar shpreson që Mançester Junajtid të mos i përsërisë gabimet e 207-ës, me anglezët që kanë fituar 3-2 ndeshjen e parë, për t’u mposhtur 3-0 në “San Siro” në ndeshjen e kthimit të gjysëmfinales së Champions Ligës.
Por tani luhet në “Old Traford”: “Duam të jemi të sigurtë për të mos bërë të njëjtat gabime që kemi bërë disa vite më parë, kur na kanë mposhtur në gjysëmfinale. Janë treguar të aftë në të dy ndeshjet, mbi të gjitha Kaka dhe Sedorf. Kemi marrë një rezultat të mirë në Milano dhe tani duhet të kompletojmë punën me një natë magjike në “Old Traford”. Kemi besim dhe unë këtë vit nuk kam luajtur shumë në Champions dhe pres me padurim të zbres në fushë”, ka thënë portieri hollandez.
Sulmuesi anglez
Shtypi anglez: Runi rekuperohet për nesër
Në bazë të ljameve që vijnë nga shtypi anglez Mançester Junajtid do të mund të mbështetet edhe tek Uein Runi për ndeshjen e kthimit të Champions Ligës kundër Milanit. Sulmuesi anglez, i cili po zhvillon një sezon të shkëlqyer, është mbajtur pushim nga Aleks Ferguson në ndeshjen e zhvilluar në kampionat fundjavën e kaluar kundër Uolverhemptionit për shkak të një shqetësimi në gju, por testet e fundit kanë treguar se dëmtimi i lojtarit nuk ka qenë shumë serioz për ta ndaluar atë të zbresë në fushë kundër Milanit. Ndërsa, është e sigurtë mungesa e mbrojtësit të Junajtid Ues Braun i cili rrezikon të mos marrë pjesë as në botërorin afrikanojugor me Anglinë për shkak të një frakture të pësuar në këmbën e majtë.
Gjyqtari zvicerian
Masimo Busaka, gjyqtari i supersfidës
Do të jetë Masimo Busaka ai që do të drejtojë ndeshjen e kthimit të 1/16 të Champions Ligës midis Mançester Junajtid dhe Milanit në “Old Traford”. Asistentët e tij do të jenë Arnet dhe Buragina. Arbitri i katërt do të jerë Bertolini. Katër janë precedentët e zviceranit me “Djajtë e Kuq” me 2 fitore, 1 barazim dhe një humbje në finalen e fundit të Championsit kunër Barcelonës. Vetëm një precedent me kuqezinjtë, që kanë dalë fitues.
Burimi lajmit Sporti Shqiptar Online
