Edi Rama “Rama: Djegia e fletëve të votimit do hidhte në erë komunikimin me qeverinë”

Kosovë, për një javë 129 aksidente

Posted by Gazetari20 on Kor 29th, 2010 and filed under KOSOVE+, SHQIPLAJME. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

PRISHTINË- Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka njoftuar se është shtuar dukshëm numri i pacientëve që kërkojnë ndihmën mjekësore në kuadër të Qendrës Emergjente, si pasojë e aksidenteve në komunikacion.

“Bazuar në statistikat e Qendrës Emergjente, vetëm për një javë, ka pasur 129 raste, kur pacientët kanë kërkuar ndihmën e mjekut, si pasojë e aksidenteve”, thuhet në një komunikatë shtypi.

Krahas aksidenteve, po ashtu, është shtuar numri i pacientëve që kërkojnë ndihmën mjekësore.

Në bazë të dhënave nga Qendra Emergjente, për një javë janë trajtuar 1 070 pacientë, shifër kjo rekorde e trajtimit të pacientëve në kuadër të Qendrës Emergjente.

Qendra Emergjente e QKUK-së, për shkak të mbingarkesës së madhe, apelon tek qytetarët që mos ta ngarkojnë pa nevojë Qendrën Emergjente, por në raste joemergjente të drejtohen në qendrat e mjekësisë familjare dhe spitalet rajonale.
(m.a/express/BalkanWeb)

Shpërndaje

 

Leave a Reply

Translator
Site Meter