Më së fundi është luajtur ndeshja e prapambetur e javës së 23-të të kategorisë superiore, e cila ishte shtyrë dy herë. Pavarësisht se në fushën sportive të Peqinit nuk kishte ndryshuar asgjë, sa u përket kushteve, ndeshja është luajtur. Në një fushë të mbuluar nga uji dhe balta, të dyja skuadrat janë ndarë në barazim, me një rezultat të bardhë 0-0, me disa raste për vendasit, por pa mundur dot të preknin rrjetën e portës së Grimës. Sepse në këtë 90-minutësh ka fituar balta e Peqinit, jo futbolli, jo skuadrat në duel. Një pikë që i vlen më shumë Vllaznisë, që luante në një transfertë të vështirë, ku ajo, por edhe të tjerët, e kanë pasur thuajse të pamundur për të mos humbur, ndërsa vendasit nuk kanë marrë atë që prisnin.
Ndërkohë, nisur nga kushtet mjaft të këqija atmosferike, që i ka kthyer fushat e futbollit në mjedise të papraktikueshme për të luajtur normalisht në to, FSHF ka vendosur t’u thotë “stop” për 1 javë të gjitha aktiviteteve futbollistike, që nga superliga, deri tek kampionati i të rinjve. Pra, këtë fundjavë nuk do të kemi futboll të luajtur. Sepse fushat e stadiumeve tona nuk u kanë bërë dot ballë shirave të shumta që kanë rënë këto ditë, duke u kthyer në mocalishte me ujë dhe baltë.
Nderkohe, pas ndeshjes, autobusi i skuadres se Vllaznise eshte sulmuar me gure nga disa tifoze vendas, duke iu thyer xhamat.
Burimi lajmit Sporti Shqiptar Online

