Partnerët e koalicionit sot sërish janë përplasur mes vete. Kësaj radhe sherria ka plasur rreth projektit “Shkupi 2014” për të cilin nuk u arrit të hapet debat në Komitetin për marrëdhënie ndëretnike për shkak të mospasjes së kuorumit. Edhe kësaj here si edhe tre herët tjera munguan deputetët e VMRO-DPMNE dhe ata të bashkësive etnike, rome dhe serbe. Kryetari i Komitetit Xhevat Ademi dhe anëtarja e këtij komiteti Teuta Arifi e cilësuan si të qëllimshme mungesën e deputetëve të VMRO-DPMNE. Për tejkalimin e kësaj situate u propozuan më shumë alternativa, një ndër to që seanca të prolongohej pas dy ore. (botasot)

