Edi Rama “Rama: Djegia e fletëve të votimit do hidhte në erë komunikimin me qeverinë”

Rrufeja mbyt 60 dele në Orllancë të Shkupit

Posted by Gazetari20 on Kor 26th, 2010 and filed under Maqedoni, SHQIPLAJME. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Rreth 60 krerë dele janë mbytur mbrëmë nga rrufeja në fshatin Orllancë të Shkupit. Duke treguar rastin pronari, Xhevat Kadriu thekson se dëmi i përgjithshëmnga kjo fatkeqësi natyrore arrinë në rreth 13 mijë euro. Xhevati thotë se shumë herë ka tentuar që ta sigurojë bagëtinë e tij nga fatkeqësitë natyrore, por kompanitë e sigurimeve e kanë refuzuar me arsyetimin se është banorë i rajonit të krizës duke aluduar në luftën e vitit 2001.

“Si kemi pasë të sigurume, jam kanë i interesum nëpër kompani të sigurimit, por nuk kan pas interes me i siguru, për atë shkak se ky vend qenka në rajon krize, dhe nuk kanë qenë të interesuara për sigurimin e bagëtisë së gjallë”,tregon Xhevat Kadriu, banor i fshatit Orllancë.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami thotë se komuna në kuadër të Komisionit për fatkeqësi elementare, do të bëjë proces-verbal për të kërkuar nga Qeveria dëmshëprblimin e banorit të fshatit Orllancë.

“Besoj se ato do t’i marrin parasysh sepse unë sa e di dhe kam njohuri se Qeveria ka fonde special të ndara për kësi fatkeqësi elementare që ndodhin nëpër tërë vendin”, thotë Bastri Bajrami Kryetar i komunës së Haraçinës.

Kreu i Komunës i bën thirrje Qeverisë që të ndihmojë këtë rajon, pasi ndodhet në situatë të vështirë ekonomike dhe se banorët si asnjëherë më parë kanë nevojë për ndihmë nga institucionet shtetërore.

Shpërndaje

 

Leave a Reply

Translator
Site Meter