Edi Rama “Rama: Do transformojmë 100% transportin urban në Tiranë”

Shifra dhe kuriozitete nga java e 27 të

Posted by Gazetari20 on Mar 10th, 2010 and filed under Gazeta Sporti. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Milani ka humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e tij jashtë. Palermo fiton ndeshjen e tretë radhazi

Interi u largua nga “San Siro” pa shënuar dy ndeshje radhazi për herë të parë që nga viti 1998.
Fiorentina ka fituar vetëm një herë më Juventusin në 19 takime zyrtare, 3 2 në Torino, më 2 mars 2008, duke ndërprerë një seri 9 humbjesh dhe po aq barazimesh.
Juvja nuk ka humbur në “Franki”, që kur Gabriel Batistuta shënoi atë gol, më 13 dhjetor 1998, duke realizuar 6 barazime dhe 3 fitore në të gjitha kompeticionet.
Marko Markioni barazoi rekordin e tij të shënimit të golave në një sezon të Serinë A, atë të 2003/04 me Parmën, kur shënoi në “Franki” kundër Juves.
Milani ka humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e tij jashtë, ajo ndeshje në “San Siro”, 0 2 me Interin pritës, pra shtatë fitore dhe pesë barazime jashtë në të gjitha kompeticionet.
Roma e Klaudio Ranierit nuk ka humbur që prej 17 ndeshjesh në Serie A: humbja 1 2 në Udineze, u ndoq nga 12 fitore dhe 5 barazime.

Palermo fitoi ndeshjen e tretë radhazi. Në shtëpi, në “Barbera” ato nuk kanë humbur që prej 22 ndeshjesh zyrtare, nga këto 17 fitore. Delio Rosi vendosi një rekord me Palermon, qëkurse u emërua trajneri i saj: 9 fitore, 2 barazime dhe vetëm 3 humbje.
Bari shijoi fitore pas 4 humbjeve të njëpasnjëshme, duke mos pasur shënuar që prej 238 minutave.
Napoli nuk ka fituar që nga ajo ndeshje 2 0, në Livorno, më 24 janar 2010, duke realizuar 4 barazime dhe 2 humbje.

Xhiampaolo Pacini, me golin kundër Lacios kaloi në kuotën 13 golave këtë sezon, ndërsa në Serie A ka shënuar në karrierën e tij 52 gola. Flokari (Lacio) shënoi golin e tij të 33 të në Serie A, 4 kundër Sampdorias, shënjestrës së tij të parapëlqyer.
Lacio ka marrë vetëm 1 pikë në 5 ndeshje me Sampdorian jashtë, një baarzim, 0 0, më 2 shtator 2007. Samp Lacio ka shënuar vetëm një barazim,0 0, që nga viti 1976.

Kritika e trajnerit
Zakeroni: Melo nuk luan në rolin e duhur

Alberto Zakeroni nënvizon hapur gabimet e Felipe Melos me fanellën e Juventusit. Sipas trajneri bardhezi, braziliani që shkëlqen me kombëtaren e tij, në Itali gabon vazhdimisht: “Tregon pak vështirësi për të hyrë në ndeshje si duhet, një difekt që është vënë re në ndeshjet e fundit. Edhe roli në fushë është i gabuar? Duhet të qëndrojë më përpara, nuk luan si “regjisor”, por në linjë me shokët e tij të repartit”. Sa i takon Kandrevës, Zakeroni shton: “Është një djalosh cilësor dhe dinamik, nuk ka shumë si ai. Kielini? Pres përgjigjen e rezonancës, shpresoj të mos jetë gjë e rëndësishme, para së gjithash sepse kemi një lojtar si Kanavaro që ka nevojë për pushim”.

Pastaj Zakeroni e kap me ata që flasin se në Firence Juvja qenka favorizuar nga gjyqtarët: “Të tjerët ankohen gjithnjë, ne nuk e bëjmë asnjëherë. Por tani po teprohet. Të shtunën Fiorentina shënoi me dy lojtarë në pozicion jashtë loje dhe 11-metërshi i Keirrisonit nuk ishte. Por të flasësh për Juven që ndihmohet nga gjyqtarët, është një konstante e kampionatit italian…”.

Burimi lajmit Sporti Shqiptar Online

Shpërndaje

 

Leave a Reply

Translator
Site Meter