mushkriPër herë të parë, shkencëtarët kanë krijuar mushkëri njerëzore në kushte laboratorike, një hap i jashtëzakonshëm përpara në mjekësinë rigjeneruese, por një avancim që me shumë gjasa nuk do t’i ndihmojë pacientët edhe për shumë vite të tjera.
“Është diçka e jashtëzakonshme”, tha Joan Nichols, një studiuese e Filialit të Mjekësisë në Universitetin e Teksasit. “Ka qenë një fiksim i shkencës, ndërsa tashmë po kalojmë në fakte shkencore”.
Nëse mushkëritë do të funksionojnë, dhe këtu është vendi të theksohet me të madhe “nëse”, ato do të mund të ndihmojnë mbi 1600 njerëz, që janë në pritje të transplantit të mushkërive. Ky organ, është njëri prej shumë të tillëve, që janë prodhuar në kushte laboratorike, ndërkohë që organe si traketë dhe mëlçia janë më të përparuara.
“I gjithë organi laboratorik pritet të funksionojë si një zgjidhje në mungesë të dhuruesve të organeve”, tha doktor Stephen Badylak, zv/drejtor i Institutit “McGowan” për Mjekësinë Rigjeneruese në Universitetin e Pittsburgh.
Studiuesit në Galveston të Teksasit nisën gjithçka nga mushkëritë e dy fëmijëve, të cilët ndërruan jetë nga një traumë e shkaktuar nga një aksident me makinë, tha Nichols. Mushkëritë e tyre ishin shumë të dëmtuara, aq sa nuk mund të përdoreshin për transplant, por ende kishin disa inde të shëndetshme.
Ata morën njërën prej mushkërive dhe nxorrën prej andej gjithçka, duke lënë vetëm një skelet kolagjeni dhe elastine.
Shkencëtarët morën më tej qelizat nga mushkëri të tjera, për t’i vendosur ato në skeletin e mësipërm. Ata e futën strukturën e formuar në një dhomë të madhe të mbushur me një lëng të ngjashëm me “përzierjet frutore”, tha Nichols, e cila ofroi përbërësit për rritjen e qelizave. Pas rreth 4 javësh, një mushkëri e projektuar humane u krijua.
Duke e përsëritur procesin, ata krijuan një tjetër mushkëri nga 2 fëmijë të tjerë, gjithashtu të vdekur. Mushkëritë laboratorike duken tepër të ngjashme me ato realet, sipas Nichols, vetëm se pak më shumë rozë, të buta dhe me më pak densitet.

Jep komentin tuaj

te komentuar

Leave a comment

Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2014!