27Bota do të jetë vend më i mirë për jetesë nëse femrat do të ishin përgjegjëse për çështjet politike…
Në anketën e Brima galup 39 për qind nga të anketuarit janë prononcuar se bota do të jetë vend më i mirë për jetesë nëse femrat do të ishin përgjegjëse për çështjet politike, 35 për qind vlerëson se do të jetë e njëjtë, ndërsa 19 për qind më keq.

Hulumtimi tregon se në Maqedoni është prezent paragjykimi gjinor. Kështu që rezultati neto i meshkujve për këtë pyetje arrin 0 për qind, ndërsa te femrat është 41 për qind. (Rezultati neto caktohet kur përqindja e përgjigjeve pozitive do të hiqen nga përqindja e përgjigjeve negative).

Hulumtimi në Maqedoni është bërë në nëntor të vitit 2013 në shembuj prej 1,214 të anketuarve në moshë prej mbi 15 vjet.

Rezultatet nga hulumtimi në botë tregojnë se 41 për qind vlerësojnë se nuk do të ketë dallim, 34 për qind nga të anketuarit besojnë se bota në tërësi do të jetë vend më i mirë për jetesë nëse politikanët janë kryesisht ferma, ndërsa 17 për qind se do të jetë vend më i keq.

Jep komentin tuaj

te komentuar

Leave a comment

Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2014!