19Fundi i botës vjen më 1 Maj… ose pas njëmijë vjetëve!? (Video)Grupi i ish astronautëve të NASA-s të bashkuar në shoqërinë e njohur “B612 Foundation”, ka për qëllim të mbledh 250 milionë dollarë e të ndërtojë një teleskop që do të mbronte jetën në Tokë, raporton The Lip TV.
Teleskop, i quajtur Sentinel, sipas tyre do të regjistronte gjithçka që mund të godiste Tokë. Ndërsa, Pat Robertson (84) thotë se javën tjetër mund të ndodh që asteroidi të shkatërrojë Tokën.
“Për festat e 1 Majit Tokën mund ta shkatërrojë asteroidi”, thotë Robertson, i cili ka fituar shumë para nga libri i tij për fundin e botës, “The End of the Age”.

http://videos.rawstory.com/video/Pat-Roberts-Jesus-said-an-astero

“Këtë e tha Krishti, duke paralajmëruar fundin e botës. Apo, konkretisht, do të ndodh zhvendosja e Jupiterit të madh, i cili me gravitetin e madh do të shtyjë asteroidin drejt Tokës”, ka thënë ai për ABC, transmeton Telegrafi.
“B612 Foundation” është fondacion privat që pretendon për ta mbrojtur Tokën nga asteroidet. Ndërsa, Robertson është televangjelist, i cili në librin e tij thekson se fundi i jetës në Tokë do të vije nga gurët.
Por, ai megjithatë jep shpresa, sepse thotë se goditja mund të ndodh edhe pas njëmijë vjetëve!
“Por, duhet të jemi gati për cilëndo kohë që e cakton Zoti”, thotë ai.

Jep komentin tuaj

te komentuar

Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2014!