11Anulimi i vendimit për rritje pagash në masën 2 për qind nga kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa, që ka qenë premtim electoral dhe heqja dorë nga krijimi i 200 mijë vendeve të punës, rrezikon shpërthimin e një bombe sociale me përmasa të mëdha.
Sjellja e papërgjegjshme e liderëve politikë në fushatën parazgjedhore, që premtuan paga të larta në mandatin e tyre qveverisës dhe rritje të numrit të vendeve të reja të punës, realizimi i të cilave tani nuk do të jetë as së afërmi i përfshirë në plan programin qeveritar të dy partnerëve qeverisës, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, sipas analistëve, mund të kthehet në një bombë të kurdisur sociale. Shpërthimi i kësaj bombe do të trondistë në themel Qeverinë e re të koalicionit të madh PDK-LDK. /Kosova Sot/

Jep komentin tuaj

te komentuar

Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2014!