13“Rrëqebulli” në lloj maceje e egër kohë më parë ishte promovuar si simbol nacional maqedonas.
Kjo fushatë me seriozitet ishte promovuar dy vite më parë në një kongres ndërkombëtar të ekologëve të Maqedonisë, ku pjesë e kongresit ishte edhe ekspozita në të cilat ishte ekspozuar edhe rrëqebulli, duke u promovuar si simbol nacional (kombëtar) maqedonas!, informon INA.
Edhe në broshurat kushtuar këtij program thuhej se “Rrëqebulli është simboli ynë kombëtar dhe krenaria e maleve të Ballkanit. Mbijetesa e tij është në pikëpyetje dhe mbetet në duart tona”.
Këto të dhëna janë edhe në faqet e internetit: www.mes.org.mk dhe www.ppnea.org, etj.
Gazetari dhe publicisti Mehmet Latifi thekson se “nëse rrëqebulli (lat. Lynx lunx balcanicus) na qenka simbol kombëtar- nacional, atëherë rrjedhimisht shtrohet dilema dhe pyetja se pse u bë aq zhurmë në opinion, në selitë e partive politike dhe në Parlament, kur Qeveria vendosi që në qendër të Shkupit, të vendosë luaj me pretendimin se luani qenka simbol kombëtar, dhe tani imponon luanin edhe në stemën shtetërore ndërsa këtu rezulton pohim krejt tjetër?”.
“Mbase kanë më tepër simbole kombëtare dhe i kanë të ndarë sipas rajoneve dhe partive. Sipas këtyre informacioneve, del se luani nuk paska kurrfarë lidhje me simbolet kombëtare, por ndoshta iu është dukur rrëqebulli si luan, sepse vetë e pohojnë se simbol kombëtar-nacional qenka rrëqebulli, që dëshmohet edhe nga përmbajtja e tekstit në pllakatin e ekspozuar në Kongresin ndërkombëtar të ekologëve në Ohër”, ka shkruar gazetari Mehmet Latifi, i cili ishte protagonistë i Kongresit të ekologëve. /almakos/

Jep komentin tuaj

te komentuar

Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2014!