18Kryeministri i Shqipërisë Edit Rama ndodhet sot në Beograd, për të marrë pjesë në Samitin e Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Juglindore.
Rama do të ketë takime me homologët e tij të Çekisë, Polonisë dhe Kinës ndërsa të mërkurën, pritet të takojë sërish për të dytën herë brenda pak javëve, Kryeministrin e Serbisë Vuçiq.
Vetë kryeministri Rama ka njoftuar sot nëpërmjet një njoftimi në facebook se është arritur një marrëveshje me Kinën për të ndërtuarRrugën e Arbrit në Shqipëri.
“U nënshkrua mbrëmë memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Projekti i parë që do të çel siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kinës do të jetë Rruga e Arberit, e cila do të nis vitin e ardhshëm,” shkruan Rama në Facebook.
Ky samit është përgatitur nën masa të rrepta sigurie dhe nën mbikëqyrjen e mbi 7 mijë policëve. Mediat vendase njoftojnë se në pika kyçe janë vendosur edhe snajperë, për të ndaluar çdo person të dyshimtë që do të tentojë të shkaktojë kaos.

Jep komentin tuaj

te komentuar

Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2014!