12Ne jemi të ngjashëm në shumë gjëra, por kur vjen puna tek lidhjet dhe dashuria, nuk mund ta mohojmë: gratë dhe burrat janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Por sa të ndryshëm janë në të vërtetë dhe në c’gjëra? Mos lini jashtë vëmendjes këto mënyra të ndryshme të të parit të dashurisë nëse dëshroni të ndërtoni një lidhje të suksesshme.
Tre gjëra që burrat duhet të kuptojnë rreth grave në një marrëdhënie
Ato kanë nevojë t’i përflasin konfliktet. Gratë janë shumë më të ndjeshme se burrat ndaj zënkave dhe konflikteve që mund të lindin në marrëdhënie. Kur një grua ka një mosmarrëveshje, ajo e bluan në mendje për një kohë të gjatë, i rikthehet vazhdimisht në biseda me shpresën që problemi të zgjidhet sa më shpejt. Në kontrast me këtë, kur një burrë ka një konflikt me partneren e tij, në momentin që e ka diskutuar njëherë, e ka mbyllur si problem, njësoj sikur grindja të mos kishte ekzistuar.
Mos u përpiq të rregullosh gjë. Burrat duhet të kuptojnë që kur femrat ndajnë një problem me dikë, ato nuk presin që njeriu përballë t’ua zgjidhë problemin. Burrat përpiqen të riparojnë ose zgjidhin problemet e vazhdueshme që femrat ngrejnë. Ndërkohë që femrat duan vetëm t’i dëgjosh, t’i mbështesësh emocionalisht, ngushëllosh dhe të mos harrosh t’u thuash sa mirë i ke kuptuar.
Gratë lidhen nëpërmjet të folurit/(bisedave). Femrat lidhen dhe ndihen të afërta me të tjerët duke biseduar dhe duke ndarë informacione personale me ta. Bisedat janë terapeutike për femrat. Nëse do që një grua të ndihet e afërt me ty, lejoje atë të hapet me ty dhe ti hapju asaj. Shumica e meshkujve krijojnë lidhje me të tjerët nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme (sporte, lojra të ndryshme) etj, teksa gratë afrohen thjesht duke ju folur.
Tre gjëra që gratë duhet të kuptojnë për burrat
Ata kanë nevojë për afirmim nga partnerja e tyre. Afirmimi është mënyra me të cilën ju kanë treguar se ju duan, janë përkujdesur, ju kanë vlerësuar dhe ju kanë bërë të ndiheni i vecantë. Edhe femrat kanë nevojë për dikë që t’ju tregojë se vlejnë, por ato mund ta marrin konfirmimin prej shumë njerëzve- motrave, shoqeve, nënave, madje edhe prej komshinjve dhe kolegëve. Burrat, në mënyrë tipike, e kërkojnë afirmimin vetëm prej partnereve të tyre.
Ndiq atë që bëjnë, jo atë që thonë. Burrat janë njerëz të veprimit. Ata kanë vështirësi për ta shprehur dashurinë me fjalë. Ata zakonisht i shprehin ndjenjat e tyre përmes gjërave që bëjnë. Romantike? Ndoshta, jo, por dashuria për shumicën e meshkujve do të thotë të ndihmosh me gjëra të vogla, praktike gruan që dashuron, më shumë se ta mbytësh atë me ligjërata dashurie.
Të biseduarit mund të përbëjë problem. Burrave nuk iu pëlqen t’i kritikosh.Kur femrat ngrejnë nevojën për të ndryshuar diçka në marrëdhënie, ata e marrin këtë si kritikë. Femrat mund të kenë qëllimet më të mira në zemër, por meshkujt mendojnë se ka një problem dhe se është faji i tyre. Herën tjetër që mendoni të flisni për marrëdhënien tuaj, lavdëroni ose përmendni gjërat e tij të mira në fillim.

Jep komentin tuaj

te komentuar

Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2014!