Ballina BOTA Trump dhe Erdogan bisedë telefonike për krizën e Gjirit Persik

Trump dhe Erdogan bisedë telefonike për krizën e Gjirit Persik

163
0
SHPËRNDAJE

Trump dhe Erdogan bisedë telefonike për krizën e Gjirit Persik

Presidenti Donald Trump zhvilloi të premten një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan lidhur me konfliktin ndërmjet Katarit dhe disa shteteve arabe, që disa e quajnë si krizën më të rëndë të Gjirit arab në vitet e fundit.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se zoti Trump dhe zoti Erdogan biseduan rreth gjetjes së zgjidhjes për mosmarrëveshjen “ndërsa siguruan se të gjitha vendet do të punojnë së bashku për të ndaluar financimet terroriste dhe luftuar ideologjinë ekstremiste”.

Turqia ka qenë përkrahëse e Katarit, lidhjet e së cilës me disa nga fqinjët e saj të Gjirit dhe të Arabisë u ndërprenë pasi Katari u akuzua për financim të terrorizmit dhe nxitje të paqëndrueshmërisë rajonale.

Por Katari i mohon akuzat.

Bahreini, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ndërprerë lidhjet me Katarin./VOA