
Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, u takua sot në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për të diskutuar rreth projekt rezolutës për Kosovën. Dje, Beogradi paraqiti një rezolutë të re në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku i kërkon organizatës ndërkombëtare të nxisë të dyja palët, “të gjejnë zgjidhje reciprokisht të pranueshme” për mosmarrëveshjet që kanë për Kosovën. Një zëdhënës i OKB-së tha më pas, se zoti Ban do të vazhdojë t’u bëjë thirrje të gjitha palëve, “të mbështesin dialogun konstruktiv”, që nxit stabilitetin midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë
Korrik 29, 2010 | Posted in
Gazeta Shekulli |
Read More »

Dy mjekë janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Fier, ndërsa një tjëtër është shpallur në kërkim.
Korrik 29, 2010 | Posted in
Gazeta Shekulli |
Read More »

Do ta keni ndjekur zallahinë e ditëve të fundit, në media, për kreun e opozitës Rama, si përdorues të supozuar droge. Për mua, kjo stuhi e fundit në një gotë uji veçse provon në ç’gjirize është futur lufta politike në Tiranë.
Korrik 29, 2010 | Posted in
Gazeta Shekulli |
Read More »

Një ngjarje e rëndë ka shokuar opininin publik në Francë, ndërsa nje cift franncez dyshohet se kanë vrarë 8 foshnje të sapolindura Një zyrtar gjykate tha se prokurorët po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave ndaj një çifti i dyshuar për vrasjen e 8 foshnjeve të porsalindura. Në qendër të hetimit është nëna e foshnjeve, ndërsa babai dyshohet se i ka mbajtur trupat e foshnjeve. Çifti francez, rreth të 40-tave, u arrestua pas zbulimit të eshtrave në dy shtëpi të ndryshme në Viller au Tertre, pranë qytetit Lille, në veri të vendit.
Korrik 29, 2010 | Posted in
Gazeta Shekulli |
Read More »

VJENË- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, ka publikuar sot raportin vjetor mbi lirinë e mediave në 56 vendet anëtare të organizatës. Ndërsa ishte prezantimi i parë për të, përfaqësuesja e OSBE për lirinë e mediave Dunja Mijatovic tha se në cdo moment gazetarët duhet tu kujtojmë autoriteteve se mediat nuk janë pronë e tyre dhe se gazetarët duhet të nxjerrin në dritë atë cfarë zgjedhësit e tyre duan të dinë. Në kapitullin dedikuar Shqipërisë, përmendet shqetësimi i përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e medias
Korrik 29, 2010 | Posted in
Gazeta Shekulli |
Read More »

Aksidentet në rrugët e Shqipërisë vijojnë të marrin jetë njerëzish. Një aksidentë I rëndë është regjistruar ditën e sotme ku kanë humbur jetën dy persona dhe 4 udhëtarë të tjerë janë plagosur
Korrik 29, 2010 | Posted in
Gazeta Shekulli |
Read More »

INTERVISTA E PLOTE – Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, shpjegon ngjarjet në Kuvend, duke nisur nga sherri i seancës së fundit e deri tek miratimi i buxhetit, duke përdorur të dhëna të rreme. Braçe ndalet tek roli i kryeparlamentares Topalli në acarimin e situatës parlamentare, si dhe tek fakti që grushtet mes deputetëve e kanë kthyer parlamentin në një vend ku nuk ka më siguri për jetën.
Korrik 29, 2010 | Posted in
Gazeta Shekulli |
Read More »

TIRANË- Ministria e Transporteve ka nisur një fushatë sensibilizuese me qëllim uljen e numrit të aksidenteve. Fushata është ndërmarrë ndërkohë që rrugët e vendit përgjaken përditë nga aksidentet dhe numri i viktima prej tyre ka marrë përmasa të frikshme. Sipas burimeve pranë ministrisë, fushatë do të shtrihet në të gjithë vendin, që nga Morina deri në Kakavijë.
Korrik 29, 2010 | Posted in
Gazeta Shekulli |
Read More »

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot projektin e ri për parkimin publik me pagesë. Prezantimi është bërë nga drejtori i Transportit pranë bashkisë, Enton Punavija, i cili gjatë fjalës ka pohuar se një nga synimet kryesore të projektit të ri është ai i lehtësimit të trafikut. “Projekti do të aplikohet fillimisht tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe tek sheshi “Italia”, tha ai, duke sqaruar se biletat për parkimin me pagesë do të shiten tek pikat që do të ngrihen pranë parkingjeve në zonat përkatëse.
Korrik 29, 2010 | Posted in
Gazeta Shekulli |
Read More »

Ngrohja globale, realitet Provat për ngrohjen globale janë të pamohueshme, thuhet në një raport të ri të publikuar nga qeveria amerikane. Raporti i referohet punës së mbi 300 shkencëtarëve nga 48 vende të botës. Raporti nënvizon dhjetë tregues që dëshmojnë se ngrohja globale po ndodh, por nuk specifikon arsyet pse po ndodh ky proces.
Korrik 29, 2010 | Posted in
Gazeta Shekulli |
Read More »