GazetaOnline » Maqedoni

“Dojçe Telekom” e përfshirë në korrupsion me qeveritarë në Maqedoni
Prokuroria Publike e Gjermanisë ka ngritur kallëzime penale kundër tetë menaxherëve të “Dojçe Telekom” për shkak të dyshimeve se kanë harxhuar 7 milion euro për korruptimin e zyrtarëve të lartë qeveritar në Maqedoni dhe Malin e Zi.

Ngritja e aktpadisë penale ka pasuar pasi që Komisioni Amerikan për Letrat me Vlerë dhe Ministria e Drejtësisë e SHBA-ve ka vërtetuar se menaxherët e kësaj kompanie për lobime në tregun e telekomunikimeve në mënyrë të paligjshme kanë harxhuar miliona euro.

Siç bëhet e ditur nga mediat gjermane, paratë kanë përfunduar tek funksionarët e lartë shtetëror në këto dy vende. Menaxherët e akuzuar janë kapur në vepër, pas një operacioni të gjerë të mbikëqyrur, ndërsa ata janë ndjekur edhe pas orarit të punës. Gjatë ditëve të ardhshme, ata janë thirrur në biseda informative në një gjykatë rrethi në Bon.

Kriminaliteti në kompaninë “T-Home”, dega e ”Dojçe Telekom” në Maqedoni u zbuluar para dy viteve, kur një Shtëpi avokature amerikane kishte kryer një kontroll intern brenda kompanisë.

Inspektorët e lartë të kësaj kompanie amerikane kanë zbuluar se në Maqedoni janë keqpërdorur 24 milion euro, me qëllim të korruptimit dhe dhënies së ryshfetit për përfaqësues të lartë të Qeverisë së Maqedonisë, me qëllim të përfitimit të kushteve më të volitshme dhe mbajtjes së monopolit në tregun e telekomunikimeve.

Prokuroria e Maqedonisë dy vite më parë kishte ngritur kallëzim penal kundër ish-drejtorit të “Dojçe Telekom” në Maqedoni, hungarezit Atila Senderei, i cili së bashku me katër menaxherë të tjerë të huaj dyshohej për pastrim dhe keqpërdorim parash, nëpërmjet 20 kontratave të realizuar për shërbime konsultative me disa kompani të huaja dhe vendore në Maqedoni. (INA)

Zhduket bariu me 600 dele në Malësinë e Sharrit
Një bari me 600 dele është zhdukur mbrëmë nga rajoni i Malësisë së Sharrit, njoftoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Siç bën të ditur agjencia e lajmeve INA, pronari i kopesë së deleve, 51 vjeçari A.A nga fshati Bogovinë i Tetovës ka lajmëruar mbrëmë rreth orës 23.00, organet policore për zhdukjen e bariut 23 vjeçar nga Kukësi i Shqipërisë, i cili përkujdesej për kullotjen e 600 deleve në rajonin e Malësisë së Sharrit.

Stacioni policor i rajonit të Tetovës menjëherë është vënë në kërkim të bariut dhe deleve të zhdukura, ndërsa jozyrtarisht mësohet se ato mund të jenë në territorin e Kosovës. Ministria e Brendshme deri tani nuk ka bërë të ditur se cilat mund të jenë motivet e këtij rasti. (INA)

Shkup, vrau me kallash 3 persona autor 1 biznesmen
SHKUP-Një person i armatosur vrau mbrëmjen e se enjtes tre persona, kanë njoftuar sot burime nga Ministria e brendshme e Maqedonisë.

Njeriu që hapi zjarr ndaj tyre është dorëzuar në polici. I dyshuari është një biznesmen maqedonas, i cili ka sqaruar se motiv i vrasjeve ka qene nje borxh i pashlyer.

Dje në mbrëmje rreth orës 20:00 në lagjen Aerodrom të Shkupit një person qelloi më armë tip automatik kallashnikov ndaj tre personave që ishin ulur në një restorant (Big Fish, emri i restorantit) pranë qendrës së qytetit.

Pas të shtënave, personi hodhi armën dhe u largua me një automjte që e priste në anë të rrugës.

Agjencite e lajmeve rajonale duke iu referuar burimeve pranë Ministrise se Brendshme te Maqedonise theksojne se njëri nga personat e vrarë është në lidhje familjare me sigurimin e kryeministrit Nikolla Gruevski, personi i dytë dyshohet të jetë një pjesëtar policie, ndërsa personi i tretë dyshohet se është një pjesëtar i mafias së drogës nga qyteti i Velesit, i njohur nga grupi i ashtuquajtur “mafia e Frankfurtit” që vepron në Evropën Perëndimore. Policia e Maqedonisë arrestoi një person të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmë në restorantin për peshq “Big fish” tek QT “Tri Biseri” në lagjen e Shkupit, Aerodrom.

Autori vetedorezohet

Toni Denokoski nga Shkupi, pronar i nje guroreje është i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishte ne Shkup.

Sipas informacioneve të policisë, Dimkovski sot është paraqitur vete në polici dhe ka deklaruar se është autori vrasjes së trefishtë në në restorantin “Big fish”. Motivi i vrasjes thuhet se është për shkak të mos shlyerjes së një borxhi.

Policia po vazhdon punen per zbardhjen ngjarjes se rende.

(d.b/BalkanWeb)

Trafikimi i fëmijëve: Një biznes i errët me përfitime të jashtëzakonshme
Trafikimi i fëmijëve është një nga krimet që po përhapet më me shpejtësi në botë, një biznes i errët, që shpesh kryhet në internet dhe me përfitime të jashtëzakonshme. Sipas UNICEF-it, rreth 2.5 milionë fëmijë, shumica vajza, shfrytëzohen seksualisht në industrinë miliarda dollarëshe të seksit. Shpesh mendohet se kjo dukuri ekziston në vendet me sisteme të paqëndrueshme ekonomike dhe politike, por ai është problemi më i madh në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Rusi dhe Afrikë. Siç njofton në këtë pjesë të dytë të një serie për këtë dukuri, qeveritë, organizatat e rendit dhe agjencitë joqeveritare po bëjnë thirrje për më shumë bashkëkoordinim për t’u përballur me gjendjen.

“Vitin e kaluar identifikuam 56 raste të rinjsh që janë bërë pre e shfrytëzimit seksual, vetëm në zonën e Uashingtonit”.

Andrea Powell është drejtore ekzekutive e Fondacionit FAIR, një organizatë që e themeloi para tetë vjetësh për të ndaluar trafikun e të rinjve në gjithë botën.

Kjo organizatë ka ndihmuar mijëra vajza dhe djem adoleshentë deri tanë në Shtetet e Bashkuara, Bosnje, Serbi, Rusi dhe Ugandë.

“Asia” është një nga rastet e suksesshme të këtij grupi. E përfshirë në prostitucion, ajo shpesh punonte 15 orë në ditë.

“Ishte e neveritshme. Unë e shkëputa veten, mendjen nga ajo që ndodhte; me dukej sikur ishte një person tjetër, jo unë”.

Deri në momentin kur u arrestua, dhe fondacioni FAIR e ndihmoi që ta ndryshonte jetën e vet.

“Shkurt, ata me ndihmuan të shndërrohem në personin që jam sot. Unë nuk jam i njëjti person”.

Por për çdo rast fatlum si i saji, ka shumë të tjerë që nuk e kanë këtë fat.

Kongresmeni Kris Smith është një nga mbrojtësit më të fuqishëm për të drejtat e viktimave të trafikut njerëzor.

“Të paktën 100 mijë vajza amerikane, shumica që kanë ikur nga shtëpitë, me moshë mesatare 13 vjeç, janë nëpër rrugë. Dhe brenda 48 orësh, nëse nuk sillen në shtëpi ose ndonjë strehë, duke përdorur drogë, kokainë ose disa droga të tjera të dëmshme, pronarët e tyre i detyrojnë këto vajza të bëhen prostituta”.

Shumë të mitur sillen në Shtetet e Bashkuara nga vende të tjera, kryesisht Amerika latine, Azia Juglindore, Evropa Jugore dhe lindore. Fëmijët romë shpesh sillen nga Bosnja ose Serbia për të plaçkitur ose për të pastruar shtëpi. Fëmijë nga Afrika Lindore sillen të punojnë si shërbëtorë nëpër shtëpi apo nëpër ferma, ndërsa fëmijë nga India detyrohen të punojnë në biznesin e veshjeve. Familjet e tyre shpesh nuk e kanë idenë se çfarë është bërë me ta. Në shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, edhe oficerët e policisë që shkojnë në shtëpi publike ose klube strip-tease i përdorin viktimat për seks në vend që t’i ndihmojnë.

“Trafiku i njerëzve dhe trafikimi i fëmijëve është bërë një biznes global nga i cili asnjë vend nuk është i përjashtuar”.

Helga Konrad është ish- përfaqësuese e posaçme e OSBE-së për trafikimin e qenieve njerëzore.

“Personat përgjegjës janë të lidhur në shkallë ndërkombëtare. Në Evropën Juglindore për shembull, ku ka aktivitet Fondacioni FAIR, ne e dimë që serbët dhe shqiptarët dhe të tjerët bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin. Kështu, ata që normalisht nuk kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, janë të lidhur ngushtë në biznese kriminale dhe motivohen nga përfitime të jashtëzakonshme”.

Kongresmeni Smith, që ka hartuar një ligj për mbrojtjen e viktimave të trafikut, thotë se duhet bërë shumë më tepër.

“Na duhet më shumë personel i organeve të rendit, që të jetë i trajnuar që ta dallojë një grua të trafikuar, e çfarëdolloj moshe qoftë, por me një theks të veçantë tek vajzat shumë të reja dhe që të bëjnë të mundur që ato të mos arrestohen, të trajtohen si prostituta apo ndiqen penalisht”.

Departamenti amerikan i Drejtësisë vlerëson se 300 mijë të mitur në Shtetet e Bashkuara rrezikohen që të bëhen viktima të shfrytëzimit për qëllim tregëtie seksuale. Përveç kësaj, Departamenti i Shtetit thotë se rreth 14 mijë – 17 mijë vajza nga vende të tjera trafikohen në Shtetet e Bashkuara për këtë qëllim çdo vit. Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për trafikun njerëzor thotë se rreth 12.3 milionë të rritur dhe fëmijë bëjnë punë të detyruar dhe detyrohen të prostituohen në gjithë botën. Ata që po e luftojnë këtë dukuri shpresojnë që me bashkëpunim më të mirë dhe angazhim më të madh nga të gjitha palët, gjendja do të përmirësohet.

Mbyllet shkolla e mesme bujqësore në Likovë
Viti i ri shkollor ende nuk ka filluar për nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme bujqësore “Kiro Burnaz” në komunën e Likovës. Pas publikimit të storjes në ALSAT M për kushtet tejet të vështira me të cilat ballafaqohen nxënësit dhe profesorët në këtë shkollë, inspektorati republikan shëndetësorë-sanitar, ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të saj. Për kushtet katastrofale që mbretëronin në këtë objekt shkollor, ishin ankuar edhe prindërit e nxënësve.“Gjendja katastrofale, vetë e shihni si është brenda, sa të vjen puna që fëmijët të marrin ndonjë sëmundje, në mungesë të pastërtisë, kemi vendos këshilli i prindërve kemi pas një mbledhje, kemi kërkuar në inspektorat, kështu që këtu nuk është në rregull për të mësuar fëmijët. Unë fëmijën tim nuk e kisha lënë aty, se merr ndonjë sëmundje edhe mund të vjen deri tek një gjë e madhe”, shprehet një prind. Drejtori i shkollës Ridvan Kamberi, ka thënë, se nuk është në gjendje t’u tregojë nxënësve se kur dhe ku do të fillojnë procesin e ri mësimor. “Fatkeqësia më e madhe është se ne na vizitojnë vetëm mjetet e informimit, kurse organet kompetente deri tash asgjë nuk na kanë lajmëruar, e as na kanë informuar se çka më tutje. Shumë pak jemi optimist, ne nuk dimë se çfarë zgjidhje do të ketë, mirëpo le ta zgjidhin organet kompetente ne jemi për detyrë ti respektojmë vendimet e inspektoratit” tha Ridvan Kamberi, përgjegjës i shkollës. Profesorët e shkollës së mesme bujqësore, u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që me urgjencë të intervenojnë për zgjidhjen e problemit. “Ne bëjmë një apel konkretisht tek Ministria e arsimit, tek ministria rajonale, tek kompetentët tanë që kanë mundësi të na ndihmojnë, të kenë parasysh se ne si paralele në gjuhën shqipe jemi të rrezikuar në gjitha aspektet” u shpreh Gazmend Sahiti, profesor në shkollën e mesme bujqësore. Kohë më parë nga Ministria e Arsimit kishin njoftuar se në dikasterin e arsimit nuk ka kërkesë për renovimin apo sanimin e këtij objekti. Problemi sipas tyre është në Komunat e Likovës dhe Kumanovës, të cilat duhet të vendosin për fatin e kësaj shkolle.

Skandal brenda Qeverisë, ministrat e BDI-së anulojnë konferencën e kryeministrit Gruevski
Konferenca për mediat e paralajmëruar për sot nga kryeministri Nikolla Gruevski është anuluar nga ana e ministrave të BDI-së, të cilët kanë refuzuar ta shoqërojnë kryeministrin në shpalosjen e rezultateve për punën e Qeverisë.

Shërbimi për informim i Qeverisë sot paradite njoftoi mediat lidhur me mbajtjen e konferencës së kryeministrit për punën e Qeverisë, por ajo më pas menjëherë është shtyer për ditën e nesërme, duke arsyetuar se prolongimi ka të bëjë me shkaqet teknike.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, ministrat e BDI-së kanë bllokuar dhe anuluar konferencën, pasi që ata kanë zbuluar se fjalimi dhe raporti i kryeministrit Gruevski kishte përmbajtur qeverisjen katër vjeçare të VMRO-DPMNE-së dhe rezultatet e saj, duke përfshirë edhe periudhën e qeverisjes dy vjeçare me PDSH-në.

“Ministrat tanë kanë refuzuar të marrin pjesë në një konferencë të tillë, ku ishte përfshirë në raport edhe qeverisja e VMRO-DPMNE gjatë mandatit të saj dyvjeçar me PDSH-në dhe më pas ishte pjesa edhe me BDI-në. Gruevski tentoi në këtë lojë të paraqes vetëm rezultate që janë arritur nga VMRO-DPMNE si pjesë kyçe e qeverisjes, ndërsa nga ana tjetër duke përfshirë sipërfaqësisht çështjet tjera, edhe ato me shqiptarët”, theksoi një zyrtar i lartë i BDI-së për agjencinë e lajmeve INA.

Pas këtyre mosmarrëveshjeve, kryeministri Nikolla Gruevski dhe zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi kanë biseduar lidhur me pikat e raportit, ku pala shqiptare në Qeveri kërkon heqjen e arritjeve të VMRO-DPMNE-së gjatë mandatit dyvjeçar me PDSH-në.

“Në rast se nuk arrihen formulimet sipas kërkesave tona, BDI nuk do të marrë pjesë në konferencën e nesërme me mediat”, informuan nga selia e BDI-së.

Kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski për nesër ka caktuar konferencën e radhës me gazetarët, për të pasqyruar të arriturat e Qeverisë. (INA)

Maqedoni, brenda “natës” bëhesh magjistër e doctor shkence!?
Për çdo ditë është i pranishëm trendi i rritjes së kandidatëve që përfitojnë tituj shkencor, por që nuk përmbushin kriteret shkencore. Profesorë universitarë theksojnë se në disa universitete në Maqedoni, qoftë shtetërore apo private funksionojnë rrjete që në mënyrë të përkryer nxjerrin kuadro në mënyrë ekspresive me diploma të magjistrave dhe doktoraturave. Kjo dukuri po merr përmasa shqetësuese që po kriminalizojnë arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Nedreta Nuredini-INA

Me xhepin plotë lekë si dhe me mbështetjen e rrjeteve të profesorëve në Maqedoni shumë lehtë mund të arrish në përfitimin e titullit të magjistrit apo doktorit të shkencave, duke mos përfillur ndonjë kriter të formimit shkencor apo intelektual. Këto pohime dalin nga vetë profesorë universitarë, të cilët sqarojnë edhe rrjetet që funksionojnë për të arritur deri tek ngritja e nivelit akademik të një kandidati me arsimim të lartë. “Situata është shumë brengosëse, sepse definitivisht kushtet për të arritur deri tek titulli shkencor nuk bazohen në njohuri, por tek leku apo miqësia që rrjedhë nga rrjeti i organizuar i profesorëve universitar, të cilët për një shumë të majme përgatisin punimin e magjistraturës apo edhe doktoraturës”, thekson për agjencinë e lajmeve INA një profesor universitar, i cili pranon faktin real për praninë e këtyre rrjeteve dhe mundësisë për të arritur tek titulli. Derisa gjatë periudhave të viteve të kaluara, ishte çështje debati përfitimi i një titulli shkencor në vendet e rajonit përreth nga një pjesë e kuadrove apo intelektualëve shqiptarë, sot universitetet në Maqedoni dhe ligjërues brenda tyre sqarojnë skemat e krimit me diplomat shkencore. Kjo dukuri e krijuar ka dekurajuar kuadrot e mirëfillta që synojnë të arrijnë rezultate në sferën shkencore.

Derisa në Universitetet e tjera nuk pasqyrohen të dhëna dhe shifra rreth kandidatëve apo të diplomuarëve me tituj shkencor, vetëm Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë ka dhënë të dhëna se sa është numri i gjithë atyre aplikuesve dhe përfituesve të titujve shkencor në këtë universitet. Rektori i UEJL-së, Alajdin Abazi sqaron për agjencinë lajmeve INA se debati rreth këtyre çështjeve nuk duhet të bazohet në sasinë, por në cilësinë e kandidatëve. Sipas tij, numri i kandidatëve është tejet i madh në krahasim me ata që kanë magjistruar.

“Numri i të regjistruarëve për magjistraturë është 1300 veta, ndërsa kanë magjistruar deri tani vetëm 64 veta. E njëjta vlen edhe për studimet e doktoraturës, ku numri i doktorëve është ende i vogël, vetëm 15, shumica prej tyre e vazhdojnë karrierën profesionale dhe shkencore në universitete”, ka theksuar rektori Abazi. Sipas tij, universitetet duhet të fokusohen në mekanizmat për garantimin e cilësisë së studimeve. Rektori Abazi thekson se studimet e magjistraturës në UEJL kanë filluar nga viti 2005 dhe se Programet studimore janë të dizajnuara sipas rekomandimeve që dalin nga procesi i Bolonjës, nëpërmjet Sistemit evropian të transferit të kredive (ECTS). Ligjëruesi universitar pranë USHT-së, Mr. Rizvan Sulejmani vlerëson se universitet që marrin te drejtën për të organizuar studime postdiplomike dhe që marrin akreditime, ose nuk i përkthejnë në tërësi ato kritere që parashihen për tu mbajtur dhe të merret titulli magjistër ose faktikisht nuk ka kontroll mbi të se si të zbatohen ato kritere ligjore. Sipas tij, çështje tjetër në shumicën e universiteteve akreditohen shumë studime, por ato në të shumtën e rastve nuk i plotësojnë kushtet dhe nuk i përmbahen rregullave të parapara. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, vitin e kaluar numri i magjistrave dhe doktorëve të shkencave është rritur për 56,3 për qind, në krahasim me vitin 2008. Gjatë kësaj periudhe kanë magjistruar 412 veta, ndërsa 13 të tjerë janë pajisur me titullin e specialistit shkencor. Numri më i madh i të diplomuarëve për magjistraturë është nga shkenca shoqërore edhe ate 52 për qind, 18 për qind nga shkencat tekniko-teknologjike, ndërsa pjesa tjetër i takon fushave humane, matematiko-natyrore, mjekësisë dhe shkencave bioteknike. //ina

Tre skenarët për Maqedoninë
Intelektualët brenda partisë maqedonase bartëse të pushtetit, mësohet  t’i kenë sugjeruar kryeministrin të dorëhiqet për të lënë hapësirë për formimin  e një qeverie teknike, e cila do të përbëhej nga ekspertë të deleguar nga të  gjitha partitë më relevante, e cila do të firmoste marrëveshjen që do t’i vinte  pikë kontestit dy dekadash të emrit me fqinjit jugor, shkruan gazeta Koha e  re

Dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevski, sipas modelit kroat, zgjedhje të  parakohshme parlamentare bashkë me referendumin për kompromisin me Greqinë apo  qeveri teknike ose e ekspertëve, janë këto tre skenarët e mundshëm nëse  Maqedonia nuk do të arrijë të zgjidhë çështjen e emrit deri në nëntor, kur në  Lisbonë pritet të mbahet Samiti i radhës NATO-s.

Burime partiake i thanë të  martën gazetës “Koha e Re” se këto tri mundësi i janë propozuar Gruevskit nga  krahu intelektual i VMRO-DPMNE-së për ta shpëtuar karrierën e tij politike.  Intelektualët brenda partisë maqedonase bartëse të pushtetit, mësohet t’i kenë  sugjeruar kryeministrin të dorëhiqet për të lënë hapësirë për formimin e një  qeverie teknike, e cila do të përbëhej nga ekspertë të deleguar nga të gjitha  partitë më relevante, e cila do të firmoste marrëveshjen që do t’i vinte pikë  kontestit dy dekadash të emrit me fqinjin jugor. Varianti tjetër i propozuar  është modeli kroat, që nënkupton tërheqjen nga funksioni të kryeministrit dhe  dorëzimin e timonit ndonjërit nga zv/kryeministrat nga VMRO-DPMNE-ja, i cili  thuhet të jetë më pak i mundur pasi ngërthen rrezikun që Gruevski të mbetet  jashtë partisë, njëlloj si Ivo Sanader. Ndërkaq, mundësia e tretë është pranimi  i kompromisit nga vetë Gruevski, që më pastaj të njëjtin ta hedhë për miratim në  referendum, me ç’rast njëkohësisht do të organizoheshin edhe zgjedhje të  parakohshme.

Në VMRO-DPMNE nuk konfirmojnë ekzistimin e varianteve të  paracaktuara dhe të njëjtat i klasifikojnë si të pavërteta. “Spekulime”, u  përgjigj shkurt deputeti i kësaj partie, Ilija Dimovski.

Nga ana tjetër,  partneri shqiptar në koalicionin qeveritar BDI, duket se po humb durimin e  pritjes së fleksibilitetit të kryeministrit. Pas dështimit të ideve për rebelim  për braktisjen e koalicionin qeverisës me qëllim të krijimit të krizës politike,  partia e Ahmetit kësaj radhe thotë se nuk ka ndër mend të tregojë  fleksibilitetin dhe konstruktivitetin e kërkuar nga ndërkombëtarët për krijimin  e klimës për kompromis.

Në BDI thonë se në të gjitha takimet që ka realizuar  kreu partiak Ali Ahmeti me ambasadorët e huaj dhe zyrtarë të lartë të SHBA-ve  dhe BE-së, ka marrë mbështetje për konstruktivitetin e treguar deri më tani.  Zëdhënësja Ermira Mehmeti thotë se parimisht partia e saj nuk e sheh nevojën për  një qeveri teknike ose të ekspertëve për dy arsye.

“E para, opozita  maqedonase në vazhdimësi i bën thirrje VMRO-DPMNE-së për ta bërë kompromisin dhe  ka deklaruar se do ta mbështesë kryeministrin në këtë vendim të vështirë. E  dyta, partitë shqiptarë janë unanimisht në anën e kompromisit dhe as ato nuk do  t’ia komplikojnë gjendjen kryeministrit. Njëkohësisht, VMRO ka pushtet absolut,  legjitimitet më se të mjaftueshëm për të arritur kompromisin”, thekson  Mehmeti.

Megjithatë, Mehmeti paralajmëron një vjeshtë me disa momente  interesante. “Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator paralajmërohet se  mund të ketë momente të reja në raport me kontestin dhe pastaj vjen Samiti i  NATO-s në nëntor”, nënvizon ajo.

Nëse deri në nëntor nuk ka ndonjë zgjidhje  të çështjes së emrit, Mehmeti paralajmëron se BDI-ja do t’u kthehet interesave  të elektoratit dhe do ta humbë fleksibilitetin ndaj të tjerëve.

“Ajo që në  BDI dihet se me siguri është së në rast të moszgjidhjes së emrit deri në nëntor,  partia patjetër do t’u rikthehet prioriteteve dhe interesave dhe elektoratit të  saj, pa qenë e gatshme për më shumë fleksibilitet ndaj të tjerëve”, shprehet  ajo.

Njëkohësisht, edhe lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski, ka  paralajmëruar se do të nxjerrë popullin në rrugë për të kërkuar zgjedhje të  parakohshme nëse edhe Samiti i Lisbonës do të jetë një dështim i radhës i vendit  në raport me integrimet në NATO dhe BE.

Vjeshta me momente interesante

Zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti, paralajmëron një vjeshtë me disa momente  interesante. “Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator paralajmërohet se  mund të ketë momente të reja në raport me kontestin dhe pastaj vjen Samiti i  NATO-s në nëntor”, nënvizon ajo. Nëse deri në nëntor nuk ka ndonjë zgjidhje të  çështjes së emrit, Mehmeti paralajmëron se BDI-ja do t’u kthehet interesave të  elektoratit dhe do ta humbë fleksibilitetin ndaj të tjerëve. “Ajo që në BDI  dihet se me siguri është së në rast të moszgjidhjes së emrit deri në nëntor,  partia patjetër do t’u rikthehet prioriteteve dhe interesave dhe elektoratit të  saj, pa qenë e gatshme për më shumë fleksibilitet ndaj të tjerëve”, shprehet ajo

Shkup, “Gjeografia” fyen shqiptarët Teodorov: S’e tërheqim
SHKUP- Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë Nikolla Teodorov deklaron se libri i gjeografisë për nxënësit e e vitit të dytë të shkollës së mesme nuk do të tërhiqet edhe pse është e kontestuar nga shqiptarët e Maqedonisë, intelektualët dhe shoqata të ndryshme.

Në këtë tekst shqiptarët jepen si pasardhës të romëve, turqve dhe çerkezëve, madje arrihet deri aty, saqë thuhet në një kapitull të veçantë se “shqiptarët e Maqedonisë janë maqedonas të islamizuar”. Në këtë libër theksohet se shqiptarët e Maqedonisë kanë ardhur në Maqedoni para 220 vjetësh e vendosja e tyre nga Shqipëria dhe Kosova akoma vazhdon, edhe pse është e rrezikshme për Maqedoninë.

“Viti i ri shkollor do të nisi pas pak ditësh me tekstet ekzistuese dhe nxënësit e vitit të dytë të shkollës së mesme do të studiojnë me gjeo-grafinë ekzistuese”- ka deklaruar dje në një konferencë për shtyp ministri i Arsimit Teodorov, e kundërta e asaj cka tha pak ditë më parë zv.kryeministri shqiptar në qeverinë e Maqedonisë, Abdylaqim Ademi. Sipas këti të fundit “ne si qeveri për shkak të mangësive që ka libri i gjeografisë do ta tërheqim atë”.

Ministri Teodorov ka theksuar se “ata që kanë bërë vërejtje për gjeografinë le t’i depozitojnë këto vërejtje për t’i shqyrtuar në të ardhmen”.

Sipas logjikës së ministrit të Arsimit Teodorov, nxënësit shqiptarë do të vazhdojnë të mësojnë të pavërteta për shqiptarët dhe historinë e tyre, prejardhjen dhe trojet e veta. Ndërkaq, Lidhja e arsimit të Kumanovës iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni që ta braktisin këtë libër, duke i bërë një bojkotim të hapur në të gjitha shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptarë, jo vetëm tekstit të gjeografisë që është i mbushur me fyerje por edhe teksteve të tjetra ku ka shtrembërime dhe ofeza ndaj shqiptarëve.

(s.g/GSH/BalkanWeb)

Integrimi ne BE, 73% e maqedonasve: I dobishëm
BRUKSEL- Pothuajse dy të tretat e  qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se anëtarësimi në BE është i mirë për  vendin dhe se do të ketë dobi nga kjo, tregon anketa e Eurobarometrit e  shërbimit statistikor evropian Eurostat.

Sipas hulumtimit, 60 për qind e  qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se anëtarësimi në BE është i mirë për  shtetin, 11 për qind se është keq, ndërsa 27 për qind as njërën as tjetrën.

Në krahasim me anketën e një viti më parë vihet re një rënie prej 6 % të  përqindjes së personave të cilët mendojnë se eurointegrimi është i mirë për  vendin, ndërsa është rritur në 2 % mendimi i kundërt.

Hulumtimin që këto  ditë e publikoi Komisioni Evropian është zbatuar prej 5 deri më 28 maj të këtij  viti në 27 anëtare të BE-së, në vendet-kandidate për anëtarësim Kroacia,  Maqedonia, Turqia dhe Islanda, si dhe në pjesën turke të Qipros. Me anketën në  Maqedoni ishin përfshirë 1.048 persona.

(s.g/Mia/Balkanweb)