GazetaOnline » JETA
9 karakteristikat e një partneri të keq
A jeni të interesuar të dini nëse partneri juaj është e kundërta e të ashuquajturit Mr.Right? Ju do të jeni në dijeni me siguri pasi ti lexoni këto nëntë karkteristika për një partner të keq.
1. Shenja e një partneri të keq: Ai urren gjërat që ju doni të bëni.
Çdo çift mund të përballet me një konflikt të interesave, por ndonjëherë është e nevojshme për të bërë një kompromis. Kjo do të thotë që ndonjëherë të bëni gjëra që ai pëlqen dhe anasjelltas. Nëse ai është i vetmi duke shijuar atë që ju punoni së bashku atëherë është koha që të ketë një bisedë serioze. Ju meritoni një partner i cili nuk do ju bezdis dhe të gjej justifikime për çdo herë që ju i sugjeroni për të bërë diçka interesante.
2. Ju nuk i doni miqtë e njëri tjetrit.
Kjo është një shenjë e keqe kur ju nuk doni që miqtë e tij të vijnë shpesh. Është edhe më keq kur ata janë arsye për grindjen tuaj të përditshme. Por e keqja e të gjithave është kur të afërmit tuaj fillojnë të të shmangen për shkak të tij. Në këtë rast ju duhet të jeni e sigurt se dalja me miqtë tuaj është jashtë diskutimit.
3. Ai gjithë kohës gënjen.
A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse mund t’ia thoni atij nëse gënjen? Ju duhet të respektoni marrëdhëniet e tij me miqtë dhe me antarët e familjes. Nëse ai mund të gënjejë tek njerëzit që janë afër tij, atëherë nuk ka dyshim se ai mund të gënjejë tek ju shumë më tëpër.
4. Ai është një “parazit”.
Kopracët janë një zgjedhje e keqe, por të ashtuquajturët “parazit” janë edhe më keq. A e keni pyetur veten ndonjëher se çfarë lloji të personave e meritojnë këtë emër? Është dikush që nuk e kupton se çfarë është e drejta në një marrëdhënie dhe që ëshë shumë egoist për të kontribuar në një llogari të shpenzimeve të përbashkëta, edhe pse ky nuk do të jetë një problem për të.
5. Ai nuk dëshiron të provoj gjëra të reja.
Padyshim që ne jemi robërit e shprehive të caktuara, por nëse ai vazhdimisht ngjitet tek të njohurat dhe shmanget që të hyjë në një aventurë të re, marrëdhënia shumë shpejtë mund të bëhet e mërzitshme. Nëse ju doni të përjetoni diçka të re dhe ai bën bujë në lidhje me të, ju përballeni me tri zgjidhje. Ju mund të bëni këtë me veten, ju përsëri mund të përputheni me dëshirat e tij ose ju mund të shikoni për një partner të pajtueshëm, me të cilin do të ndjeheni sikur çdo ditë jeni në një aventurë të re.
6. Ai ju korigjon vazhdimisht gabimet.
Të gabosh është njerëzore. Ju shpejt lodheni nga një person i cili vazhdimisht ju korigjon dhe vë në dukje çdo detajë të bezdisshëm. Dhe kur të vërejturat nuk janë shprehur vetëm në jetën private, ju ndjeheni se jeni e paaftë dhe e dobët. Ju në të vërtetë nuk keni nevojë për këtë. Edhe kuur partneri juaj mendon se ai gjithmonë ka të drejtë dhe ju jeni gjithmonë në gabim, edhe kjo të paraqet siklet akoma më shumë.
7. Ai është shumë i ndjeshëm në kritika
Dikush që e mendon veten si një person i përsosur nuk mund të merret me kritika negative dhe është i paaftë që të pranoj atë. Situata mund të rezultojë në mohim, pakënaqësi apo në një grindje. Asnjë nga pikat e mësipërme nuk janë për një marrëdhënie të shëndetshme.
8. Ai është një djalë mamaje
Nëna e tij ende lanë rrobat e tij dhe gatuan për të. Ai e trajton atë si një shërbetore dhe i’a rrotullon sytë. Ose edhe më keq, ai nuk mund të shpëtojë nga varësia e saj dhe ai ngjitet pas saj në mënyrë të fortë sa që ai përdor fjalët dhe mësimet e saj në situata të përditshme.
9. Ai shikon femrat tjera
Kur ai flet me ju, ju merrni përshtypjen se ai është duke folur për një nga të dashurat e tij. Kjo natyrisht mund të jetë një gjë e mirë në një farë mënyre, sepse në çdo marrëdhënie, bisedat duhet të jenë të sinqerta. Por kur janë femrat e tjera në temë në bisedat e këtilla, është e rekomanduar për të qëndruar mbrena kufijve për një shije më të mirë.
D.Qazimi/Shqipmedia
Sekretet e një lidhje romantike
Ka raste që kur takojmë për herë të parë dikë të gjinisë së kundërt e vëmë re menjëherë se jo vetëm kemi gjëra të përbashkëta, por edhe tërhiqemi në një mënyrë shumë të veçantë. Kjo është një premisë për të vazhduar më pas një tjetër lloj marrëdhënie, sigurisht nëse bëhet fjalë për një reciprocitet pëlqimesh
Dhe ky është vetëm fillimi i një marrëdhënieje, që edhe pse mund të shndërrohet në një marrëdhënie ekskluzive, mund të zgjasë një jetë të tërë. Pëlqimi është hapi i parë, por më pas kur futesh në bisedë mund të kuptosh që tërësia e gjërave të përbashkëta është shumë më e madhe nga sa e kishe menduar në fillim. Me një person të tillë ke dëshirë që të lësh edhe një tjetër takim për ta thelluar më tej njohjen dhe dalëngadalë e kupton që pëlqimi shndërrohet e merr formën e romancës. Dhe kur kjo ndodh, atëherë gjërat shkrihen dhe të duket se atë njeri që e pëlqeve aq shumë në fillim e ke njohur prej një jete të tërë dhe nuk arrin të kuptosh dot se si ke mundur më parë të mos e kesh pasur në jetën tënde. Por kjo lloj marrëdhënie, kjo romancë që mund të shndërrohet në një gjë shumë të rëndësishme, nuk ndodh pa arsye. Studiues të ndryshëm kanë dalë në shumë përfundime në lidhje me këtë fenomen dhe së fundi është botuar një libër, në të cilin pasqyrohen edhe arsyet e një lidhjeje “magjike”. Në fakt, bëhet fjalë për 5 faktorë që ndikojnë në një lidhje të tillë. Ata janë: vulnerabiliteti, proksimiteti, rezonanca, ngjashmëria dhe mjedisi.
Të kuptuarit e të gjitha këtyre proceseve e bën më të lehtë faktin e lidhjes mes njerëzve dhe mbi të gjitha shpjegon faktin se përse në disa raste arsyet e lidhjes apo pëlqimit kanë të bëjnë pikërisht me atë person dhe jo me ndonjë person tjetër. Le t’i shohim të gjithë këta faktorë në veçanti.
Vulnerabiliteti
I pari i faktorëve të sipërpërmendur është tërësisht i kuptueshëm. Kur kemi brenda vetes dëshirën për të qenë të hapur ndaj ambientit të jashtëm edhe personat që na rrethojnë e ndiejnë dhe janë më të predispozuar për të marrë mesazhe nga ne dhe për t’u lidhur. Madje, në shumë raste, demonstrime të vogla të dobësisë njerëzore na bëjnë shumë më të pranueshëm dhe tërheqës se sa shprehje të forcës sonë apo të qenët në komandë të situatave të ndryshme. Nëse do të themi “Më vjen keq” për një shkelje këmbe, për një mungesë kujtese apo gjëra të vogla të tjera na afron më shumë me të tjerët përreth. Njerëzit, duke qenë se janë të ndërgjegjshëm që janë qenie me gabime, duan të kenë të bëjnë me qenie të tilla dhe jo me ata që mund të hiqen si perfektë. Dhe kur kaloni barrierën e parë të intimitetit me dikë që pëlqeni është shumë më e thjeshtë rruga që të çon drejt një lidhjeje më të thellë me personin tjetër. Ka një linjë ndarëse të qartë mes të shfaqurit të pëlqimit ndaj një tjetri përmes metodave të buta e njerëzore dhe të shfaqurit të kësaj ndjenje në mënyrë prepotente e shumë të hapur. Vulnerabiliteti të bën edhe që t’i besosh personit tjetër. Kur je i hapur për të treguar me sinqeritet se cili je dhe cilat janë dobësitë e tua, krijon një lidhje më të fortë se në rastin kur përpiqesh që të tregohesh se je i pathyeshëm dhe në zotërim të vazhdueshëm të situatës. Një njeri i tillë është i lodhshëm dhe në disa raste e për disa tipa i frikshëm. Dhe nuk ka gjë më të mirë se kur të dyja palët luajnë në këtë mënyrë, pra duke qenë të hapur e të çlirët. Menjëherë mes tyre krijohet një atmosferë shumë intime dhe një terren i përshtatshëm për të vazhduar më tej në faza të tjera të marrëdhënies. Një sjellje e tillë e hapur përmes shfaqjes së dobësive personale kursen edhe shumë kohë për dy persona në një marrëdhënie që në rast të kundërt mund të kërkonte shumë më tepër ditë për t’u krijuar dy të njohurve një intimitet të denjë për një marrëdhënie që mund të konsiderohet si romancë.
Afrimiteti
Mund të jetë fati ai që ju bën që të bini kokë e këmbë brenda me një njeri që e shihni për herë të parë, por në këtë rast mund të ndikojë edhe fakti i aftësisë me këtë person shumë të veçantë. Si për shembull, në rastin kur bëhet fjalë për dikë që banon afër jush.
Studimet kanë nxjerrë në dritë se një numër i madh romancash lulëzojnë me persona me të cilët kemi afri qoftë për sa i përket banimit, apo edhe të punuarit bashkë. Pra bëhet fjalë për shanset e mëdha që të jep afërsia me njerëzit. Nëse keni ndërmend që të gjeni shpirtin binjak, bëni mirë që para se të kërkoni në fund të botës të hidhni sytë rrotull më me vëmendje se më parë, sepse ka të ngjarë që është pikërisht afër jush e të mos ta keni vënë re.
Rezonanca
Por sigurisht që afërsia nuk është kushti i vetëm për lindjen e një romance, sepse në një rast të tillë të gjithë do të përfundonim në marrëdhënie me shokët e bankës, apo fqinjët e pallatit. Një nga arsyet më të forta të këtyre lidhjeve është edhe rezonanca. Kjo ka të bëjë me ndjesinë që ke kur je i bindur në shumë aftësi të tuat dhe ndihesh tërësisht komod në lëkurën tënde. Dhe kur arrin në këtë ndjesi ta gjesh edhe te një tjetër dhe së bashku të krijoni një ndjenjë komforti të përbashkët është një fillim i mirë për një lidhje romantike. Një ndjenjë e tillë vetëbesimi të bën shumë tërheqës për mjaft njerëz rrotull dhe i tërheq të tjerët pas teje si me “mastiç”. Sigurisht që një rezonancë e tillë është më e fortë në kushtet e stimujve alkoolikë, por ka më shumë efekt kur është në kushte normale. Dhe kur dy veta tërhiqen me njëri-tjetrin, situata është shumë “e nxehtë”. Sipas një studimi, ne influencohemi shumë nga ambienti ku jetojmë dhe kemi shumë më tepër shanse që të qeshim për një barsoletë kur jemi në grup se sa po ta dëgjonim të njëjtën barsoletë po të ishim vetëm. Është e vështirë të lidhesh me dikë që nuk ka një sens humori, që nuk është i muhabetit dhe që nuk përçon miqësi. Të gjitha këto në të njëjtën kohë janë shumë të domosdoshme edhe për një lidhje të gjatë e të qëndrueshme.
Ngjashmëria
Harrojeni shprehjen që thotë se të kundërtat tërhiqen. Kjo mund të ndodhë për 5 minutat e para të një njohje deri në momentin që e gjeni veten në një kundërshti me personin që jeni pranë. Një lidhje e mirë nuk mund të ndodhë kurrë në rast se nuk do të ketë mes njerëzve shumë të përbashkëta. Sipas shumë studiuesve, ne jemi të destinuar që të kërkojmë dhe të ndihemi mirë mes njerëzve, me të cilët kemi ngjashmëri, pra kemi ose tipare të përbashkëta, ose ndajmë të njëjtat interesa. Pra jo të kundërtat, por të ngjashmet tërhiqen me njëra-tjetrën.
Mjedisi
Në jetën tonë e dimë mirë se herë pas here takojmë njerëz me të cilët krijojmë marrëdhënie të mira miqësie, pra takojmë njerëz me të cilët shkojmë mirë, të cilëve ua pëlqejmë bisedën, humorin dhe shumë gjëra të tjera. Por sigurisht që një lidhje e qëndrueshme kërkon shumë më tepër se aq. Dhe në një rast të tillë është një lidhje që jo vetëm të çon në martesë, por mbi të gjitha në një marrëdhënie miqësore që zgjat për vite të tëra. Një nga gjërat që i bëjnë njerëzit bashkë është të kaluarit së bashku të vështirësive, si në rastin e sëmundjeve, të fatkeqësive personale, apo kolektive. Në raste të tilla mes njerëzve vendoset një raport shumë i thellë e i qëndrueshëm, që nëse gjen terrenin e duhur mund të shndërrohet në një raport dashurie të gjatë. Madje, sipas studimeve, del se sa më e madhe të jetë vështirësia aq më të mëdha janë shanset që dy persona që mbrujnë marrëdhënien e tyre në këtë vështirësi t’ia dalin mbanë në krijimin e një lidhjeje afatgjatë.
Agjërimi si ndikon në organizëm
R. Habbal dhe autorët nga Qendra kardiologjike të Spitalit Universitar Ibn Roch në Kazablankë (Marok), në studimin e përfshirë 72 femra dhe 27 meshkuj me hipertension (shtypja e lartë e gjakut) vërtetuan ulje sinjifikante të tensionit të gjakut gjatë muajit të Ramazanit. Kjo për arsye të natriurezës.
Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me të ënjtura (edem), ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me uljen e tensionit të lartë të gjakut.
Agjërimi i Ramazanit mund të shërbejë si model i shkëlqyer për hulumtime të metabolizmit të njeriut dhe sjelljes së të ushqyerit. Gjatë 20 viteve të fundit janë bërë përpjekje të shumë shkencëtarëve dhe agjërimi i Ramazanit është përdorur si model për shumë studime metabolike (Iraki et al, Ayabak et al, Husain et al, Malik et al, El Ati et al, Nomani et al, Sëeileh et al dhe Malhotra et al, etj.).
Shkencëtarët gjatë hulumtimit vërtetuan se gjatë agjërimit niveli i magneziumit në gjak rritet.
Magneziumi ka efekt mbrojtës kardiovaskular dhe shërben për prevenimin dhe shërimin e sulmeve në zemër.
- Ai përmban në vete cilësi antiplateletale dhe mbron nga përhapja e trombeve.
- Ka efekt stabilizues i membranës qelizore që vepron në marrëdhënien e kaliumit dhe kalciumit në nivelin membranor. Për këtë ai mbron nga disritmitë e zemrës dhe trurit.
- Agjërimi nëpërmes efekteve të magneziumit parapengon formimin e ateromeve (pllakëzat e yndyrës të cilat krijohen në enët e gjakut) dhe zbërthen këto pllakëza, të cilat janë përgjegjëse për sulme në zemër dhe tru.
- Magneziumi rrit aktivitetin fibrinolitik të gjakut, i cili udhëheq kah prevenimi dhe krijimi i koagulëve të rinj.
Gjatë agjërimit tajimi i hormoneve të gjëndrës hipofizare rritet, sepse ekziston hormoni anabolik për sintezën e proteinave dhe kolagjenit, i cili prodhon baraspeshën pozitive të azotit. Ai gjithashtu stimulon eritropoezën dhe sintezën e kolagjenit.
Gjatë agjërimit, namazit dhe përvojave të ndryshme shpirtërore në Ramazan, disa substanca të caktuara endogjene nëpërmes trurit lirohen në organizëm. Këto substanca quhen opoide. Këto përfshijnë eukefalinën dhe endorfinën që janë përgjegjëse për eufori, qetësi, disponim dhe çiltërsi gjatë kësaj periudhe.
Beta-endorfinët janë më aktivët. Këta janë 20 herë më të fuqishëm se morfina.
Këta përveç që eliminojnë dhembjen, shkaktojnë ndjenjën e fortë të euforisë. Gjatë agjërimit arrihet rikalibrimi enzimatik. Organizmi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimin e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, shpenzimi i rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky është edhe shkaku i përmirësimit të gjendjeve klinike të pacientëve.
Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit ul stresin. Stresi ndikon në kualitetin e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.
Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike.
Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin autonom nervor. Ul shqetësimet në sistemin digjestiv si dhe qetëson gjendjen e ankthit. Agjërimi përbën një periudhë pushimi për organet e sistemit tretës dhe zemrës:
- Mëlçia (laboratori qendror i organizmit) pushon 4-6 orë.
- Zemra gjatë ditës rreh 14.000 herë më pak.
- Veshkat gjatë agjërimit pushojnë dhe ripërtërihen.
- Zorrët kanë një periudhë pushimi dhe ulet ritmi i punës së tyre.
Agjërimi ka efekt stabilizues edhe te diabetikët, sepse ngrenë nivelin e insulinës.
Po ashtu efekt evident, agjërimi ka treguar se sëmundja e Alz’hajmerit (demencë e hershme e trurit), padyshim si pasojë e efektit detoksifikues të agjërimit në sistemin nervor.
Agjërimi është sekret i jetëgjatësisë
Po ashtu ka efekt antikancerogjen. Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen.
Kokëdhembja që paraqitet në ditët e para të Ramazanit veçanërisht te konsumuesit e kafesë dhe duhanit, gjithashtu shoqërohet me humbje të gjumit dhe me ndjenjën e urisë. Këtyre personave u këshillohet që të fillojnë t’i lënë kafenë dhe duhanin dalëngadalë qysh para një ose dy javë para Ramazanit.
Vendin e kafesë duhet ta zënë pije pa kafeinë, si bli, çaj mali dhe pije joalkoolike.
Niveli i ulët i sheqerit në gjak (hipoglicemi) shoqërohet me dobësi, marramendje, lodhje, dobësi në përqendrim, djersitje e shpejtë, dridhje (tremor), paaftësi për veprimtari fizike, kokëdhimbje, rrahje zemre e fortë.
Si shkak është marrja e bollshme e sheqerit veçanërisht në syfyr në formën e karbohidrateve të rafinuara. Si përgjigje, trupi sekreton shumë insulinë, gjë që shkakton rënien e nivelit të sheqerit në gjak.
Këtyre personave u këshillohet që në syfyr të marrin pak dhe në mënyrë të kufizuar ushqime me sheqer, të pinë lëngje.
Agjërimi është ilaçi më i mirë
- Paracelsus, mjek i shekullit XV
Hipokrati, Aristoteli, Galen Paracelsus, Plato, Sokrati dhe shumë filozofë të mëdhenj, shkencëtarë dhe mjekë, profetë të të gjitha religjioneve, për shekuj me radhë kanë përdorur agjërimin si metodë të pastrimit, shërimit dhe rigjallërimit të trupit, fizikisht dhe spiritualisht.
Sigurisht që edhe më parë keni dëgjuar që agjërimi është një mënyrë shumë e mirë për humbje peshe. Por përveç humbjes së peshës agjërimi ka edhe shumë të mira të tjera shëndetësore. Përveç të tjerash, agjërimi nuk duhet të mendohet se i takon atyre që janë besimtarë. Agjërimi mund të bëhet kurdoherë pa pasur arsye të jesh besimtar. E sot mund të mësoni për shumë të mira të tjera shëndeti që agjërimi iu sjell.
Agjërimi është më i lehtë se cilado dietë dhe mënyra më e shpejtë e humbjes së peshës.
Agjërimi është i adaptueshëm në jetë intensive. I jep trupit pushim fiziologjik.
Agjërimi përdoret me sukses në shërimin e shumë sëmundjeve.
Agjërimi mund t’iu ofrojë humbje të peshës deri në 5 kg në javën e parë.
Agjërimi ulë & normalizon kolesterolin, homocisteinen dhe shtypjen e gjakut.
Agjërimi është një përjetim qetësues shpesh duke qetësuar tensionin dhe insomnin (pagjumësinë).
Agjërimi përmirëson veset dietale dhe ngre kënaqësinë e ngrënies.
Agjërimi është rigjallërues dhe zvogëlon procesin e plakjes.
Agjërimi është stimulant për rigjallërimin e rritjes së niveleve të hormoneve.
Agjërimi jep energji. Ndihmon procesin e eliminimit.
Agjërimi është përmirësues i jetës seksuale.
Agjërimi mund të eliminojë apo modifikojë pirjen e duhanit dhe fiksimin ndaj alkoolit.
Agjërimi është rregullator sepse edukon trupin që të konsumojë ushqim vetëm sa i duhet.
Agjërimi nxjerr nga trupi toksinat duke i dhënë ati një “tush internal” dhe pastrim.
Agjërimi nuk privon trupin nga materit esenciale ushqyese.
Agjërimi mund të përdoret për të zbuluar burimin e alergjive nga ushqimet.
Agjërimi me sukses përdoret në mjekimin e skizofrenisë dhe sëmundjeve të tjera mentale.
Agjërimi nën mbikëqyrje të duhur mund të tolerohet deri në 4 javë.
Agjërimi nuk akumulon apetitin; dëshira për të ngrënë zhduket pas 1 deri 2 ditëve.
Agjërimi ka qenë praktikë e zakonshme qysh nga zanafilla e ekzistencës së njeriut.
Agjërimi është rit në të gjitha religjionet (fet); Kurani dhe Bibla që të dyja kanë përplot referenca në te.
Agjërimi është mjekimi natyror që Zoti na ka dhënë.
Martesa jo e lumtur është e dëmshme për shëndetin tuaj!
Rezultatet e hulumtimit të fundit kanë treguar se jo harmonia në një marrëdhënie mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
Është e rëndësishme marrëdhënia cilësore
Cilësia e një marrëdhënie është më e rëndësishme se fakti që ju jeni në një marrëdhënie. Megjithatë disa hulumtime të cilat sugjerojnë që njerëzit e martuar janë në përgjithësi më të shendetshëm dhe jetojnë më gjatë, por këto përfitime të martesës nuk zbatohen edhe te ata që kanë martesë jo të lumtur , të divorcuar ose të ve. Jo lumturia në martesë bën që partnerët të ndjehen keq, ndjenjë e cila gjithashtu shfaqet në shëndetin e tyre fizik, sipas një hulumtim të botuar kohët e fundit në New York Times.
Jo lumturia në martesë ka kostot e saj
Hulumtimet e përmendura tregojnë se:
- Femrat që nuk janë të lumtura në martesë ose janë të divorcuara, por ende emocionalisht të varura nga partneri i tyre, kanë një sistem imunitar më të dobët se sa femrat që kanë një martesë të lumtur ose të divorcuara.
- 24 orë pas një grindje serioze, shfaqen parregullësi në funksionimin e sistemit imunitar me të dy partnerët.
- Stresi i lidhjes mund të ndikojë në aftësinë e trupit për t’u shëruar. Në hulumtim, plagët morën një ditë më shumë për t’u shëruar me partnerët të cilët grinden, në krahasim me ata që nuk grinden. Me çiftet që treguan tension të lartë dhe nivel të lartë të sjelljes armiqësore, plagët morën dy ditë më shumë për t’u shëruar.
- Njerëzit e vetëm të sapomartuar, qoftë për shkak të shkurorëzimit apo vdekjes së ndonjërit nga partnerët, priret të kenë më shumë probleme shëndetësore nga të cilat ata kurrë nuk mund të shërohen. Hulumtimi tregoi se meshkujt dhe femrat në rrethana të tilla përballen me probleme të zemrës dhe diabetit 20 përqind më shpesh se sa ata që janë ende të martuar.
- Njerëzit e vetëm janë më të shëndetshëm se ata që janë të divorcuar ose të ve. Kjo e fundit është më e prekur në pleqëri.
- Stresi i martesës dhe problemet e zemrës kanë një lidhje të fortë me femrat. Femrat që përballen me nivelin më të lartë të stresit të martesës, rrisin mundësinë e një sulmi në zemër . lidhja në mes stresit të martesës dhe problemet e zemrës nuk është e konfirmuar tek meshkujt.
- Në nje martesë të lumtur, prekja e partnerit ka një efekt pozitiv dhe redukton ndjenjat negative. Nëse keni një partner të tillë, ju ndjeheni më pak të frikësuar dhe trupi juaj formon një lidhje të fortë me trurin. Prekja e partnerit në një martesë të pakënaqur, shpesh shkakton siklet.
Jo lumturia në martesë shkakton probleme tjera
Përveç problemeve shëndetësore të lartëpërmendura, një martesë e pakënaqur mund të ketë edhe pasoja të tjera negative. Disa njerëz kanë probleme me organe tjera në trup që nuk zhduken për një kohë të gjatë. Shenjat e dukshme të një martese të pakënaqur janë edhe qarqet e errëta rreth syve, probleme të lëkurës, flokët e dobta dhe zbehjes. Përveç shenjave fizike, gjendja e keqe shkakton edhe depresion psikik apo ndryshime të papritura në humor.
E gjithë kjo dëshmon se çështja kryesore nuk është nëse ju keni një marrëdhënie apo jo, por nëse marrëdhënia juaj është e mirë apo e keqe.
Përgaditi: D.Qazimi/shqipmedia
Ushqimi rrit epshin seksual
Disa ushqime siç janë guacat e detit, çokollatat dhe specat djegës, me shekuj janë njohur si afrodiziakë, por edhe disa ushqime të tjera si shpargu, bananet, dredhëzat, e rritin epshin seksual.
Ushqimet dhe preparatet të cilat nxisin libidon duket të jenë të ngjashëm me placebon (bar që nuk ka efekt), dhe njerëzit vetë e nxisin epshin e tyre. Më e rëndësishme është ajo që njeriu ka në tru se ajo që ka në bark, mirëpo nëse mendoni se ushqimet e veçanta kanë ndikim te ju, duhet t’i përdorni.
Sipas studimeve, mosfunksionimi seksual ndonjëherë është pasojë e sëmundjeve vaskulare. Kështu duke marrë ushqime të shëndetshme do t’i mbani enët e gjakut të shëndosha dhe si rrjedhim epshi seksual do të jetë më i mirë. /Telegrafi/
Qesh, se të bën mirë
Le të vëmë pak gëzim tek gjithcka që bëjmë. Le të kemi një ndjenjë të shëndoshë  të humorit të mirë. Dhe të mos harrojmë se buzëqeshja është transmetuese! Ja ca  gjëra që nuk i dini rreth buzëqeshjes:
* Mesatarisht, një rritur qesh rreth 6.205 herë në vit. Kjo do të thotë se ai  qesh rreth 17 herë ne ditë. Nuk është shumë: fëmijët qeshin mesatarisht rreth 40  herë në ditë! Këtu duhet të rikujtojmë fjalët e M.Pritchart që thotë: “Nuk  pushon së qeshuri sepse po plakesh, por plakesh sepse pushon së  buzëqeshuri”
* Sigurisht cdo moshë qesh me gjëra të ndryshme: fëmijët me  surprizat që në moshën e tyre janë të shumta, adoleshentët me temat–tabu dhe me  satirën e prindërve dhe të mësuesve, dhe të rriturit me lojrat verbale, satirën  dhe, nëse jemi të pjekur mjaftueshëm, edhe me vetë veten tonë.
* Një burrë që  qesh fort, nxjerr frymën e tij nga mushkëritë me një shpejtësi që arrin 100 km  në orë!
* Shoqëria nuk është ë detyrueshme për të qeshur, por është vënë re  se qeshim më tepër më të njëjtën shaka, nëse ajo bëhet në praninë e të tjerëve.  Gjithashtu qeshim mesatarisht 30 herë më tepër kur jemi me shoqërinë se sa kur  jemi vetëm.
* E qeshura nuk është vetëm një privilegj njerëzor ( mjaft kafshë  sikur brejtësit dhe majmunët qeshin). Por vetëm njeriu mund të dallojë  përdorimet e ndryshme të së qeshurës: qeshim në mënyrë agresive, sarkazëm,  erotikisht, miqësisht, në mënyrë mbrojtëse ( për të larguar stresin).
*  Grekërit e lashtë besonin se Gelondi (I qeshuri) së bashku me Pasionin dhe  Kënaqësinë, ishin dhurata të Perëndeshës Afërditë kundrejt njerëzve.
*  Likurgu kishte ndërtuar një tempull në Spartë, ku adhurohej Gelondi (I qeshuri).  Tempulli i Gelondit, ekzistonte gjithashtu edhe në qytetin e Thesalisë . Madje  një herë në vit organizoheshin lojra atletike publike në nder të tij.
*  Hipokrati besonte në vlerën kuruese të së qeshurës!
Dhëmbë të bardhë dhe aromë të freskët
Buzëqeshja e bukur është pjesë shumë e rëndësishme e komunikimit, ndërsa për  buzëqeshje të bukur duhet t’i keni dhëmbët e bukur.
Për këtë arsye, si edhe për ta ruajtur shëndetin e dhëmbëve dhe zgavrës së  gojës, është e domosdoshme që të lahen dhembët dhe hapësira e gojës pas çdo  ushqimi, porosisin dentistët perëndimorë.
Sigurisht që keni dëgjuar dobinë që ka organizmi ynë nga çaji i gjelbër.  Krahas efekteve tjera pozitive, çaji i gjelbër i mbron edhe dhëmbët tuaj. Duke  pirë çajin e gjelbër, ju u ndihmoni dhëmbëve tuaj në mbrojtjen nga kariesi,  njërit nga shkaktarët kryesor të erës së keqe nga goja.
Po ashtu, dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me lëvoren e limonit. Në këtë mënyre  pastrohen mbishtresat e grimcave dhe zbardhohet sipërfaqja e dhëmbëve. Duhet të  keni kujdes që të mos e teproni me këtë veprim, sepse acidi i tepërt limonik  mund ta dëmtojë smaltin e dhëmbëve.
Pasi t’i lani dhëmbët, ato mund t’i fërkoni edhe me gjethet e sagës, për  aromë të freskët. Prej gjetheve, janë të mira edhe gjethet e freskëta të  majdanozit. Rekomandohet brejtja e gjetheve të majdanozit, sepse ka ndikim  pozitiv në smaltin dhëmbëve, dhe përveç kësaj largon erën e qepës dhe  hudhrës.
Për fund, të gjithë keni dëgjuar për sodën e bukës. Me të mund t’i zbardhoni  dhëmbët, por kujdes! mos e bëni këtë shpesh, sepse mund ta dëmtoni smaltin e  dhëmbëve.
8 shenjat që paralajmërojnë kancerin
Pas një studimi të gjatë, shkencëtarët britanikë kanë dalë në përfundimin se 8 janë shenjat kryesore të trupit të njeriut që të adresojnë së mund të vuash nga tumori.
Universiteti i Keele ka kryer një studim ku ka publikuar të sakta 8 shenjat, të cilat tregojnë pas moshës 55 vjec se dicka serioze që nuk shkon në trupin e njeriut.
Prania e gjakut në jashtëqitje, urinë apo kollë, anemia, vështirësia në gëlltitje, prania e masave në gjoks e prostatë apo përgjakja në post-menopauzë. Këto tregues mund të ndihmojnë mjekët dhe vetë pacientët të kuptojnë se në trupin e tyre ndodhet një tumor.
Katër mënyrat e refuzimit pas takimit të parë
Takimi i parë ishte i tmershëm dhe ju tani nuk e dini se si ta refuzoni  mashkullin në një mënyrë të mirë. Portali Shqipmedia.com ofron disa këshilla se  si ta bëni atë.
Takimi i parë mund të jetë i pakëndshëm, i vështirë dhe i tensionuar,  veçanërisht nëse ju nuk e keni ndierë atë “shkëndijë”, e cila iu bën që ta  shihni atë përsëri. Shumë njerëz mendojnë se është më mirë që ju të refuzoheni  se sa ju të refuzoni dikënd, por ka disa që nuk mund të pajtohet me këtë. Është  me të vërtetë vështirë për të gjetur fjalë të drejta për t’i dhënë fund një  marrëdhënies dhe pa marrë parasysh se sa shumë keni provuar ju gjithmonë e keni  lënduar atë person. Refuzimi pas takimit të parë kërkon një sqarim ose  justifikim. Ju duhet ti tregoni djalit se pse ju nuk mund të takoheni prapë ose  t’i jepni atij numrin e telefonit. Refuzimi i tillë është një shenjë e qartë se  diçka ishte e gabuar gjatë takimit tuaj. Pas takimit të parë caktohen dëshirat,  shpresat dhe pritjet e dukshme dhe refuzimi i lehtë mund t’i sjellë ata në një  fund. Rich Santos, një gazetar i revistës Marie Claire, sugjeron 4 mënyra për të  hedhur poshtë një djalë. Dy mënyrat e para janë për të refuzuar djemtë e bukur,  që thjeshtë nuk kanë arritur të ndezin shkëndinë dhe dy të tjerat janë për  meshkujt tepër të zellshëm të cilët nuk mund të marrin një Jo për përgjigje.  Këto janë sugjerimet e Rich Santos:
1. Mënyra për të refuzuar një djalë: Gënjeshtra e bardhë
Gënjeshtra e bardhë kursen poshtërsimin. Një justifikim i madh janë emocionet  e vazhdueshme për ish të dashurin tuaj ose faktin se nuk jeni ende gati për  angazhime të reja dhe se do ta thirrni atë kur të ndryshojnë gjërat. Të hedhësh  poshtë një djalë në këtë mënyrë për momentin është një vetë sakrificë dhe ju i  këmbeni atij ndrojtjen e mosqenjes të aftë që t’iu magjeps juve. Megjithatë, mos  i jepni shpresë të rreme për një marrëdhënie serioze për disa ditë në të ardhmen  nëse nuk e ke per seriozisht dhe mos bëni premtime. Në këtë mënyrë ai nuk do të  ëndërroj për një marrëdhënie e cila nuk do të ndodh kurrë.
2. Mënyra për të refuzuar një djalë: “Le të jemi vetëm shokë”
Ky lloj refuzimi është një mënyrë shumë delikate për të hedhur poshtë një  djalë dhe kjo do të thotë se njeriu është një person i mrekullueshëm dhe ju nuk  doni që ta përjashtoni atë plotësisht nga jeta juaj. Ju më mirë e shikoni atë në  rolin e një shoku, se sa në rolin e dashurise tuaj. Nga pikëpamja e njeriut  dëshira për shoqëri është një gjest i mirë, por mundësia qëndron në atë se ai do  të përpiqet shumë për t’iu bërë që ju ta doni atë. Kjo është arsyeja që ju duhet  të jeni shumë të kujdesshëm për të mos zmadhuar shpresat. Shmangni së ftuari atë  në vendin tënd, sepse ai mund të interpretohet krejtësisht ndryshe.
3. Mënyra për të refuzuar një djalë: “Ti je krejtësisht horr”
Rich, rekomandon këtë kur keni të bëni me një trap, i cili nuk e di se çfarë  gabon. Pra nëse ai, për shembull, ju lodh juve, ju fol për ish të dashurën e tij  ose është i pasjellshëm ndaj juve dhe ju duhet t’ia bëni me dije se sjellja e  tij është krejtësisht e papranueshme dhe ju nuk keni për ta refuzuar shumë mirë.  Duke qenë e sinqertë ju do t’ia bëni një nder atij, të mos përmend përfitimet  tëk të gjitha vajzat tjera që ai do të takohet. Në këtë rast mos u bëni merak  për ndjenjat e tij, sepse dikush ka për ta bërë atë që të shohë se është duke  gabuar. Pas një refuzimi të tillë, ai kurrë nuk do t’iu thirrë më juve.
4. Mënyra për të refuzuar një djalë: “Zhdukuni nga dheu”
Meshkujt e këndshëm meritojnë ndonjë lloj të arsyjes ose shpjegim. Por si  thotë Rich se, ju ndonjëherë keni të drejtë ta hudhni poshtë atë në këtë mënyrë  ( të zhdukesh ). Mashkulli duhet të kuptojë këtë mungesë të komunikimit, dhe në  qoftë se nuk e bën këtë ai vetëm dëshmon se ju keni bërë vendim të drejtë duke e  refuzuar atë.
Sa më shumë të jeni përfshirë në marrëdhënie, aq më shumë e  vështirë bëhet për të refuzuar dikënd. Nëse në takmin tuaj ishte një djalë i  mrekullueshëm por ju thjesht nuk e ndjeni atë lidhje, atëherë ju patjetër ti  jepni një shpjegim atij se ju nuk doni të filloni këtë marrëdhënie. Por në qoftë  se shoqëria e tij ishte krejtësisht e pakëndëshme atëherë ju keni dy zgjidhje:  të jeni e sinqertë ose të “zhdukeni”.
D.Qazimi/Shqipmedia
Si të kombinoni bizhuteritë
Zgjedhja e bizhuterive është një çështje shumë personale, që të bën të ndihesh rehat dhe në harmoni me atë çfarë ke veshur.
Por, bizhuteritë janë të ndryshme dhe specifike, ndaj duan kujdes të veçantë, e mbi të gjitha shije. Ja disa këshilla prej ekspertëve se si duhen kombinuar dhe përdorur bizhuteritë…
Gjerdanët
Të vendosura shumë pranë qafës ngjajnë shumë bukur nëse shoqërohen me ndonjë dekolte që nxjerr në pah bukurinë e gjoksit. Evitoni gjerdanët që rrinë shumë ngushtë pas qafës të cilët ka kohë që kanë dalë nga moda. Më shumë preferohen gjerdanët zgjatimi që del nga të cilat të zbres deri në fund të dekoltesë.
Bizhuteritë antike
Këto lloj bizhush punohen me metale dhe zakonisht gurët e tyre nuk kanë ndonjë punim të veçantë. Për t’i vënë në dukje duhet të synoni disa ngjyra si bezha e bardha apo ngjyra kafe në veshjet tuaja. Mundohuni të mos shoqëroni bizhutë e drunjta me veshje të stampuara ndryshe do të bëhen të padukshëm.
Byzylykët
Byzylykët e gjerë ngjajnë shumë mirë me ndonjë fund apo fustan të gjatë stil hipi. Për të mos u ngarkuar shumë duhet të mbani disa sandale apo këpucë balerine pa asnjë lloj take.
Vathët
Të gjatë dhe elegantë, shkojnë vetëm për një qafë të gjatë apo në një dekolte në formë V. Nëse vini vath shumë të rënduar me gur duhet që patjetër të mos mbani asgjë në qafë, ndryshe do të dukeshit shumë të rënduar.
Unazat
Duhet të keni kujdes që të mos ngarkoni duart asnjëherë me shumë unaza, veçanërisht nëse vishni gjëra me ngjyra të theksuara. Nëse vishni një bluzë me mëngë të gjata dhe të errët, duhet të mbani një unazë me gurë me shumë ngjyra. /Telegrafi/