Ballina LAJME Lëvizja Besa premton se do të mbështesë procesin reformues në vend

Lëvizja Besa premton se do të mbështesë procesin reformues në vend

17
0
SHPËRNDAJE

Lëvizja Besa premton se do të mbështesë procesin reformues në vend

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot është takuar me kryetarin e Lëvizjes BESA, Biall Kasami dhe deputetët Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli.
Në takim, përfaqësuesit e Lëvizjes BESA, kryeministrin Zoran Zaev e kanë uruar për detyrën e kryeministrit të Maqedonisë. Kryetari i Lëvizjes BESA, Biall Kasami, ka njoftuar se partia që ai drejton do të mbështes procesin reformues të vendit i cili është shumë i rëndësishëm për integrimet evro-atlantike të Republikës së Maqedonisë.

Lëvizja BESA, siç është njoftuar do ti mbështes të gjitha zgjidhjet e çështjeve të rëndësishme që janë me interes për qytetarët. Konstatim i përbashkët nga ky takim është se çështjet e tilla duhet të jenë prioritet për çdo subjekt relevant në vend.

Kryeministri Zaev ka theksuar se qëndrimi konstruktiv i Lëvizjes BESA për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët dhe më të mirë për vendin dhe qytetarët e saj është i mirëseardhur dhe shumë domethënës.