Ballina LAJME Llatasit dhe Taleskës u konfiskohen edhe pasaportat

Llatasit dhe Taleskës u konfiskohen edhe pasaportat

111
0
SHPËRNDAJE

Llatasit dhe Taleskës u konfiskohen edhe pasaportat
Gazetarët e TV Sitell, Dragan Pavlloviq-Llatas dhe Ivona Taleska nuk do të paraburgosen, ashtu siç kërkoi Prokuroria Speciale Publike për fshehje tatimi por ndaj tyre do të shqiptohet masë e përkujdesit.
Makfax mëson se që të dy do të duhet të paraqiten në gjykatën më të afërt, për të konfirmuar prezencën në vend.

Masa e përkujdesit për të dy do të thotë edhe konfiskim të pasaportave me qëllim që mos të mund të largohen nga shteti në periudhë të caktuar. Llatas dhe Taleska hetohen në rastin ”Total” ku janë të shënjestruar nga PSP për fshehje tatimi me kompanitë e marketingut nëpërmjet të cilave kanë marrë reklama shtetërore.

Përveç Llatas dhe Taleska, masë përkujdesi kanë fituar edhe të përfshirët në rastin ”Tortura”.

Penalja gjithashtu ka vendosur se për asnjë rast nuk do të ketë pranim të masës paraburgim.

Gjykata Penale njofton se për rastet tjera për të cilat PSP ka ngritur aktakuza, publiku do të njoftohet me kohë gjatë ditës së nesërme (1 korrik).