Ballina LAJME Marrëveshja me Ramën dhe listat sollën humbjen e PD

Marrëveshja me Ramën dhe listat sollën humbjen e PD

115
0
SHPËRNDAJE

"Marrëveshja me Ramën dhe listat sollën humbjen e PD"

Për Endira Bushatin, anëtare e Kryesisë së PD, dy ishin arsye kryesore pse forca politike që ajo përfaqëson humbi thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.
E ftuar e intervistën e mbrëmjes në Ora News, Bushati tha se e para lidhet me marrëveshjen Rama-Basha dhe e dyta listat për deputetë.

Për marrëveshjen ajo tha se rezultoi të ishte fillimi i humbjes së PD.

Bushati: Kam qenë mbështetëse e zotit Basha deri në momentin e marrëveshjes me Ramën. Marrëveshja qe diçka që u përceptua negativisht nga elektorati i djathtë. Ne ndoshta nuk reflektuam në kohën e duhur, por tani që analizojmë marrëveshja Rama-Basha ka shumë problematika. Dy persona që janë Kryeministri dhe sfidanti për Kryeministër nuk mund të mbyllen 5 orë vetëm për vetëm në një dhomë dhe të dalin me një tekst që thjesht prezantohet në media. Në botën demokratike nuk ka marrëveshje mes dy personave. Ka pasur marrëveshje dhe Berisha me Nanon por kishte një ose dy përfaqësues të tjerë. Pjesmarrja e personave të tretë garanton transparencën dhe është një garanci që dy persona nuk mund të bien në një pazar për të ndarë diçka në të ardhmen. Marrëveshja Rama-Basha ka qenë fillimi i asaj humbje kastrofale, dërmuese që pësoi PD. Shkaku marrëveshja e para dhe lista e dyta.

Sa i përket listës së kandidatëve për deputetë, Bushati e konsideroi si një akt personal të Lulzim Bashës dhe sipas saj ishte antistatutore.

Bushati: Problemi i listave është problem tjetër, gjithmonë ngjallin debate.Kur merresh me politikë nuk është turp të thuash që ke dhe ambicie politike. Personalisht mund të isha dhe mund të mos isha në listë, për shkak jo shumë të meritokracisë.Lista është përfaqësuese e një force politike, sa kohë ky sistem zgjedhor ka 12 qarqe, çdo qark ka një listë përfaqësimi që mundëson një zgjidhje optimale përfaqësimi midis faktorëve të ndryshëm, shoqërore, gjeografikë, politikë, personave me peshë. Mund të mos jesh në listë për arsye që nuk ka të bëjë me cilësitë e tua por përfaqësimin në atë qark. Personalisht nuk kam qefmbetje për listat. Por edhe gjithë ne firmëtarët mund të ishim, mund të mos ishim në lista.Por thelbi i çështjes është se lista është listë personale, është e bërë në shkeljes së statutit, vendimarrjes së forumevve drejtuese, një kosto që e mori Basha. Në orën 1 të natës doli dhe tha kjo është lista fituese. Ne heshtëm. PD nuk është partie një njeriu, por e anëtarësisë.Ne do ja ‘falnim’ nëse me këtë listë do të arrinte fitoren. Do merrte qoftë dhe një deputet më shumë se në 2013. Lista fituese mori 200 mijë vota më pak sesa rezultati më i keq i PD, 2013.

Bushati komentoi edhe pozicionimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në debatin brenda selisë blu.

Bushati: Berisha më shume se një herë ka thënë që nuk kam gisht në listat fituese, është opozita e Lulzim Bashës, kryetari i PD është Lulzim Basha. Statusi i Berishës në fb ka tre pika kryesore: Analizë në anëtarësi, bashkim dhe jo përçarje.Zgjedhje me urgjencë duke mos respektuar rregullat e lojës, duke mos garantuar një proces të hapur dhe të rregullt nuk e sigurojnë as analizën dhe as bashkimin. Vetëm një pakt me anëtarësinë të ndërgjegjshëm pse kemi humbur, duke nxjerrë përgjegjësitë e gjithësesilit nga ne dhe duke marrë përsipër që procesi të jetë transparent dhe demokratik mund ta ngrinte Lulzim Bashën në staturën e një lideri qoftë edhe po të fitonte. Nëse fiton përmes këtij procesi të gjithë ata që sot kërkojnë dorëheqjen apo edhe hedhin akuza akoma dhe më të rënda për Bashën duhet të heshtin.Por vetëm përmes një gare të barabartë dhe transparente.

Kritike anëtarja e Kryesisë së PD u shpreh dhe për mënyrën sesi lideri demokrat artikuloi problemet e kanabisit dhe krimit në fushatë, për të cilat tha se Basha foli vetëm në javën e fundit.