Ballina SHOWBIZ Në këto ditë të nxehta, Zanfina bën thirrje për t’u dalë

Në këto ditë të nxehta, Zanfina bën thirrje për t’u dalë

107
0
SHPËRNDAJE

Në këto ditë të nxehta, Zanfina bën thirrje për t’u dalë në ndihmë kafshëve (Foto)

Ditët e nxehta të verës duket se janë të mundimshme jo vetëm për këngëtaren, por edhe për kafshët shtëpiake të saj.

Mirëpo vet fakti që kafshët e saj kanë përkujdesje, Zanfinës menjëherë i ka shkuar mendja tek ato kafshë të cilat gjenden në rrugë, dhe detyrohen të durojnë temperatura të larta, si ditët e sotme
Ndaj, për këtë gjë ajo ka reaguar me një shkrim në InstaStory, duke u bërë thirrje të gjithë ndjekësve të saj, që në këto ditë të nxehta, së paku të nxjerrin pak ujë përjashta, për kafshët që ndodhen jashtë.

Sipas saj pak nga të gjithë, do të ndihmonte shumë për ta. Menjëherë pas këtij postimi asaj i kanë vërshuar komentet në InstaStory, ku edhe më pas është shprehur përmes një shkrimi tjetër se ndjehet e lumtur kur sheh që ka ende humanitet. /Telegrafi/