Ballina SPORTI SHQIPTAR Nuk ka dilema, Real Madrid ‘godet’ me transfertën e parë

Nuk ka dilema, Real Madrid ‘godet’ me transfertën e parë

205
0
SHPËRNDAJE

FOTO/ Nuk ka dilema, Real Madrid ‘godet’ me transfertën e parë

Portieri David De Gea ka vendosur të largohet nga rezidenca në Manchester me vlerë 3.85 milionë sterlina për tu transferuar në Spanjë tek Real Madrid.

Pas dështimeve të negociatave me Donnarumman, skuadra e drejtuar nga Zidane ështu duke mbyllur negociatat për të marrë shërbimet e “gardianit” spanjoll, shkruan SYRI.net.

Sipas tabloidit britanik “The SUN” dy klubet janë duke negociuar ofertën e Realit me vlerë 60 milionë sterlina.

Gjithashtu drejtues të dy klubeve po vijojnë negociatat edhe për të ardhmen e Alvaro Moratas i cili është shumë pranë transferimit tek Manchester United.

Mediat britanike raportojnë se De Gea brenda 48 orëve pritet të udhëtojë drejt Madridit për testet mjekësore.