Ballina KURIOZITETE Ankand rekord për thesarin e Rocfeller-it, mbi 800 mln $

Ankand rekord për thesarin e Rocfeller-it, mbi 800 mln $

13
0
SHPËRNDAJE

Shitja e koleksionit marramendës të artit dhe të thesareve të tjerë të Peggy e David Rockefeller, ka regjistruar një rekord të ri botëror: 828 milionë dollarë.

Një shifër që e projekton si ankandin më të shtrenjtë të objekteve që i përkasin një pronari të vetëm. Rekordi i mëparshëm, ishte “vetëm” 484 milionë, të mbledhura me shitjen në Paris të objekteve të stilisti Yves Saint Laurent, në vitin 2009.

Objekti i shitur me shifrën më të lartë është një pikturë e Pikasos, një vajzë me një buqetë lulesh, e shitur për 115 milionë dollarë. Menjëherë pas saj, me 84 milionë, është shitur një portret i Monet.

Shtëpia e ankandeve “Christie’s”, e cila është kujdesur për shitjen, vendosi të gjitha 893 pjesët që përbëjnë thesarin e Rockfellerit. Ankandi nuk ka përfunduar akoma: në internet është akoma e mundur të blihen artikuj online jo shumë të shtrenjtë.

1 of 3







13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)