Ballina KURIOZITETE Brazil, nëna-police vret grabitësin para shkollës (Video)

Brazil, nëna-police vret grabitësin para shkollës (Video)

13
0
SHPËRNDAJE

Një grabitës i armatosur dhe i veshur me bluzë të zezë është vrarë nga një nënë, e cila së bashku me prindër të tjerë po prisnin jashtë një shkolle fëmijët e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Brazil dhe viktima, nën kërcënimin e një pistolete ka tentuar të grabisë prindërit të cilët ishin mbledhur si çdo dot për të pritur fëmijët e tyre.

Kamerat e sigurisë jashtë shkollës private në Sao Paulo filmuan momentin dramatik mëngjesin e së shtunës rreth orës 8:00.

Agjentja ka përfituar nga momenti ku grabitësi përpiqej t’i merrte portofolin dhe telefonin një prindi. Tre plumba kapën agresorin në këmbë dhe në kraharor: edhe pse u shtri në tokë, i riu tentoi të reagonte: plumbi i parë shkoi në ajër, në të dytin i ngeci arma. Ai ka ndërruar jetë pak pasi mbërriti në spital.

1 of 9



















Katia da Silva Sastre, e cila qëlloi mbi personin e armatosur të identifikuar si Elivelton Neves Moreira, 21 vjeç, ishte një police jashtë shërbimit. Sastre u nderua si heroinë për aktin e saj të trimërisë dhe u nderua në një ceremoni nga Guvernatori i Sao Paulo, Marcio França të dielën. Edhe pse 21-vjeçari ndërroi jetë në spital në të njëjtën ditë, policja është lavdëruar për veprimin e saj, “Me kurajën dhe saktësinë e saj ajo shpëtoi nënat dhe fëmijët në derën e shkollë”, – shkruan në Tëitter Guvernatori França.

14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)