Ballina KURIOZITETE Klasa gjuan me gur 4-vjeçarin, i detyroi mësuesja… u soll keq (Video)

Klasa gjuan me gur 4-vjeçarin, i detyroi mësuesja… u soll keq (Video)

10
0
SHPËRNDAJE

Një djalë katërvjeçar mbulon fytyrën duke qarë, ndërsa shokët e tij hedhin gurë tek ai. Kjo nuk është një lojë e ashpër ose një episod zënke mes fëmijëve, por një ndëshkim i dëshiruar dhe i vullnetshëm nga mësuesja.

Mësuesja e një klase parashkollore në Arkansas, në Shtetet e Bashkuara, i ka kërkuar nxënësve të saj të vegjël t’i bëjnë “lapidarin” një shoku të klasës sepse “ishte i keq”. Dëshmitare në këtë skenë ishte gjithashtu një mësuese tjetër që e filmoi videon me telefonin e saj për ta dërguar atë në polici.

“Ai e mori mësimin, tani mund të ndaloni”, thotë në një moment mësuesja që deri në atë çast ka vërejtur të vegjlit që hedhin gurë mbi 4-vjeçarin.

Policia i tha Fox, i cili ka publikuar videon, se kishte marrë një e-mail me një filmim amator në të cilin 6 fëmijë rreth 4 vjeç janë parë duke rrahur një fëmijë tjetër me gurë nën nxitjen e mësueses.

Policia mori në pyetje mësuesen dhe hapi një dosje për çështjen. Megjithatë deri më tani nuk është marrë asnjë masë kundër saj.

13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)