Ballina KURIOZITETE Merr 10 gjoba parkimi, pronari i Porsche s’do t’ia dijë për shtetin...

Merr 10 gjoba parkimi, pronari i Porsche s’do t’ia dijë për shtetin (Foto)

14
0
SHPËRNDAJE

1 of 5











Pronari i një Porsche që kushton 85 mijë paund ka marrë 10 gjoba parkimi brenda ditës, me vlerë 400 £, por ai nuk do t’ia dijë farë për shtetin dhe e ka lënë makinën me qetësi jashtë shtëpisë së tij luksoze.

Fqinjët zbuluan se super-mjeti me ngjyrë të zezë kishte marrë dhjetë gjoba ndëshkuese, të ngjitura në dritaret e saj, pavarësisht se ishte e parkuar në hapësirën e pronarëve.

Pronari përtac i Porsche-it, sipas fqinjëve nuk është shqetësuar për t’i treguar autoriteteve lejen e tij të parkimit.

Pesë nga gjobat janë në dritaret e xhamit të parmë dhe katër të tjera në dritaren e pasagjerë, ndërsa një në dritare të pasme.

Një fqinj, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha: “Atij thjesht nuk i plas hiç”. Vitin e kaluar ai ishte në mesin e shoferëve me më shumë gjoba në Britaninë e Madhe”.

14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)