Ballina KURIOZITETE Në Eurovision ishin 4 shqiptarë!

Në Eurovision ishin 4 shqiptarë!

12
0
SHPËRNDAJE

Eurovisioni i këtij viti, u përfol shumë edhe për faktin se në të, merrnin pjesë për të parën herë, tre shqiptarë.

Shqipëria, me Eugent Bushpepën, Italia me Ermal Metën dhe Qipro me Eleni Foureira. Por, në udhë e sipër, shqiptarët protagonistë duket se ishin katër…përfshirë këtu personazhin e njohur si Dr ACactivism’, që në një moment të caktuar u ngjit në skenë dhe i rrëmbeu nga dora mikrofonin, përfaqësueses të Britanisë së Madhe, Surie.

Në fakt, Dr ACactivism, i identifikuar në shtypin ndërkombëtar si Konstantin Bouki, grek me banim në Londër, nuk la të kuptohej gjatë kësaj ndërhyrjeje të tij asgjë mbi origjinën, përveçse thirri diçka që nuk u kuptua mirë e që kishte të bënte me nazistët dhe lirinë…por, në një këngë të tij, që qarkullon në rrjet, në një nga vargjet, ai thotë…si një shqiptar i vërtetë.

Edhe anglishten e flet me një theks të dialektit jugor të shqipes. Mbase Fierit. Dr ACActivism, sipas mediave britanike, është një reper, aktivist politik dhe ndërhyrës serial në skena.

Më herët, ai kishte bërë të njëjtën gjë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve kombëtare për televizionin, në Britaninë e Madhe, në finalen e vitit të shkuar “The Voice UK” dhe në emisionin “live” në televizion të Stephen Nolan.

14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)