Ballina KURIOZITETE Shpërthen indinjata! Polici vret nuselalën se bllokoi trafikun (Video)

Shpërthen indinjata! Polici vret nuselalën se bllokoi trafikun (Video)

10
0
SHPËRNDAJE

Një reagim ekstrem? Kjo video u filmua disa ditë më parë nga një udhëtar i ngecur në trafik në një rrugë në Maryland, Route 26, në White Rock Road.

Ajo tregon një oficer policie që qëllon me armën e shërbimit një nuselalë vetëm për shkak se kafsha, qëndroi në mes të rrugës dhe u bë shkak për “bllokimin e trafikut”.

Polici doli nga makina e tij, ndaloi makinat në të dy drejtimet, dhe në vend që të priste që kafsha të kalonte në krahun tjetër të rrugës, ai nxori pistoletën e tij dhe e zbrazi mbi nuselalën e gjorë.

Zyra e sherifit tha se kafsha ishte ndoshta “e sëmurë ose e plagosur” dhe policia vendosi ta vriste atë “për të mbrojtur sigurinë publike”. Natyrisht, pasi videoja u postua në mediat sociale, shumë kanë kritikuar mënyrën se si është trajtuar situata dhe kanë shpërthyer të indinjuar në fyerje ndaj policit.

13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)