Ballina KURIOZITETE Turqi, përplasen avionët në pistën e aeroportit (Video)

Turqi, përplasen avionët në pistën e aeroportit (Video)

12
0
SHPËRNDAJE

Të ecësh indietro pa pasur kujdes dhe të përplasesh me një tjetër avion që po kalonte aty pranë, është një incident që mund të ndodhë mes dy makinave në një parkim.

Por këtë herë, e njëjta dinamikë është përsëritur në një aeroport dhe njëri nga dy avionët që u fërkuan humbi radhën. Incidenti ka ndodhur në aeroportin Istanbul-Atatürk, ku një avion i “Asiana Airlines”, ka shkatërruar pjesën e pasme të një avioni turk, sepse kishte nisur ngritjen para se mjeti i “Turkish Airlines” të përfundonte manovrat e zbritjes. Të dy avionët janë pezulluar, por asnjë nuk mbeti i lënduar gjatë incidentit.

Mbesin për t’u sqaruar përgjegjësitë e përplasjes. Nuk është përcaktuar akoma, nëse ndonjë nga të dy pilotët ka nisur manovrat pa autorizim apo bëhet fjalë për një incident të shkaktuar nga shpërqendrimi.

14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)