Ballina KURIOZITETE Vajza e trajnerit të Marokut përdhunohet gjatë një ‘reality’

Vajza e trajnerit të Marokut përdhunohet gjatë një ‘reality’

11
0
SHPËRNDAJE

Përdhunohet gjatë një ‘reality’. Përvoja e tmerrshme i ka takuar këtë herë Candide Renard, vajza e trajnerit aktual të kombëtares së Marokut, Hervé Renard.

E reja 21-vjeçare po merrte pjesë në Francë në sezonin e fundit të “Koh-Lanta”, format që quhet “Survivor”, i ngjashëm me “Isola dei famosi” në Itali.

Vajza, treguar shtypi francez, ka paraqitur një denoncim duke thënë se është përdhunuar nga një tjetër konkurrent i emisionit, i cili gjithsesi ka mohuar gjithçka, duke njoftuar edhe nisjen e një beteje ligjore.

Programi është ndërprerë menjëherë, ndërsa e reja, e cila për të marrë pjesë në ‘reality’ kishte mbërritur në Ishujt Fixhi, është kthyer menjëherë në Francë.

Programi ka marrë emrin e ishullit tajlandez që ka pritur edicionin e parë, i cili daton në vitin 2001. Në vitet pasardhëse është hiruar në lokalitete të ndryshme. Ka ndodhur edhe më parë që programi të ndërpritej në 2013-ën, pas vdekjes së një konkurrenti për një atak në zemër.

1 of 9



















14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)