Ballina LAJME Falsifikonin viza amerikane, zbulohen rrjeti dhe dy laboratorët në Tiranë

Falsifikonin viza amerikane, zbulohen rrjeti dhe dy laboratorët në Tiranë

9
0
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që merrej me falsifikimin e vizave amerikane dhe britanike, teksa ka zbuluar edhe dy laboratorë.

Aksioni është zhvilluar nga blutë e kryeqytetit, pas një hetimi me metoda të posaçme. Burime nga policia bëjnë me dije se me urdhër të prokurorit Vladimir Mata, janë lëshuar 13 urdhër-arreste nga të cilët 7 janë ekzekutuar.

Emrat e të arrestuarve nuk bëhen ende të ditura, si dhe detajet e operacionit, pasi aksioni është ende në zhvillim.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se në mesin e të arrestuarve ka edhe punonjës policie.

Sakaq, në laboratorët e zbuluar, mësohet se prodhoheshin viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.

The post Falsifikonin viza amerikane, zbulohen rrjeti dhe dy laboratorët në Tiranë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.