Ballina LAJME FOTOT: Hapet ambasada e SHBA në Jeruzalem, përplasje në Gaza, 41 të...

FOTOT: Hapet ambasada e SHBA në Jeruzalem, përplasje në Gaza, 41 të vrarë e mijëra të plagosur

10
0
SHPËRNDAJE

Të paktën 41 palestinezë janë vrarë dhe 1,800 të plagosur nga trupat izraelite në përleshjet në kufirin e Gazës me Izraelin.

Dhuna vjen përpara hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, e cila ka zemëruar palestinezët.

Ata e shohin atë si mbështetje të qartë amerikane për sundimin izraelit mbi të gjithë qytetin, ndërsa palestinezët pretendojnë lindjen.

Zyrtarët e lartë të SHBA, duke përfshirë vajzën e presidentit Donald Trump dhe bashkëshortin e saj, po marrin pjesë në ngjarjen e së hënës.

Sundimtarët islamikë të Gazës, Hamas, kanë bërë protesta masive në një “Marshim të Madh të Kthimit” për gjashtë javët e fundit. Izraeli thotë se demonstruesit po përpiqen të shkelin gardhin kufitar.

Fëmijët ishin mes të vrarëve gjatë të hënës, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, raporton BBC.

Palestinezët hodhën gurë dhe bomba me zjarr, ndërsa tym i zi mbuloi qiellin nga gomat e djegura. Nga ana tjetër ushtria izraelite përdori snajperë dhe në një deklaratë të saj tha se 35,000 palestinezë po merrnin pjesë në “protestat e dhunshme” përgjatë gardhit të sigurisë dhe se trupat e ushtarake izraelite po vepronin “në përputhje me procedurat standarde”.

Një 14-vjeçar dhe dy të rinjë të 20-tave ishin në mesin e 37 të vrarë përgjatë kufirit të Gazës me atë që është tashmë dita më e përgjakshme në konfliktin izraelito-palestinez që nga lufta e vitit 2014 mes shtetit hebraik dhe sunduesve islamikë të Hamasit në Gazës.

Rusia tha sot se kishte frikë se hapja e ambasadës do të rriste tensionin në Lindjen e Mesme ndërkohë që presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, paralajmëroi SHBA se kishte humbur rolin e saj si ndërmjetës në rajon dhe tani ishte “pjesë e problemit më tepër se zgjidhja”.

Mes tensioneve në rajon, shefi i al-Kaidës Ayman al-Zawahiri natën e fundit bëri thirrje për ndjekës për të kryer xhihad kundër Amerikës. (TemA TV)