Ballina LAJME Greqi, 19-vjeçarja shqiptare mbyt foshnjën e porsalindur, e ndihmoi e ëma

Greqi, 19-vjeçarja shqiptare mbyt foshnjën e porsalindur, e ndihmoi e ëma

7
0
SHPËRNDAJE

Një 19-vjeçare është arrestuar nga policia greke së bashku me nënën e saj pasi akuzohen së në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë mbytur foshnjën e porsalindur dhe e kanë hedhur në plehra.

Mediat greke bëjnë me dije se krimi monstruoz është kryer në bashkëpunim nga nënë e bijë, të cilat pas arrestimit kanë pranuar autorësinë.

Sipas mediave greke, foshnja, fryt i marrëdhënies së shkurtës të 19-vjeçares me një djalë, pasi ishte mbytur, ishte lidhur me një qese të zezë dhe ishte hedhur në plehra. Identiteti i vajzës dhe gruas nuk bëhen me dije.

14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)