Ballina LAJME Horror në Greqi, shqiptarja vret dhe hedh në plehra foshnjën e saj

Horror në Greqi, shqiptarja vret dhe hedh në plehra foshnjën e saj

9
0
SHPËRNDAJE

Dy gra me origjinë shqiptare, por me dokumente greke, janë arrestuar në Athinë për rastin e një foshnje të gjetur të vdekur koshat e plehrave në Shkurt të vitit të kaluar.

Sipas mediave greke është arrestuar vajza 19-vjeçare dhe e ëma e saj 54-vjeçare. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se foshnja e hedhur në koshat e plehrave ishte sjellë në jetë nga 19-vjeçarja. Ajo pranoi ngjarjen dhe tha se ishte shtatzani e padëshiruar. Kurse mamaja e saj 54-vjeçare u arrestua si bashkëpunëtore në krim. Të dy gratë u identifikuan nga policia përmes ADN-së së gjetur në vendin e ngjarjes.

19-vjeçarja i tha policisë se me babain e foshnjes ishte njohur përmes rrjetit social Facebook. Sipas saj, fëmija lindi pa dëshirën e tyre. 19-vjeçarja njoftoi të ëmën se kishte mbetur shtatzënë kur ishte në muajin e shtatë. Të dyja e mbajtën të fshehtë dhe këtë gjë e justifikuan me shtim në peshë. Sipas mediave greke, 19-vjeçarja shqiptare lindi në vaskë në apartamentin e saj me ndihmën e mamasë. Pas lindjes, 19-vjeçarja i vendosi letër në gojë foshnjes për të mos u dëgjuar të qarat dhe pastaj i kërkoi ndihmë 54-vjeçares për të mbytur fëmijën.

Në arsyetimin e saj para hetuesve, 19-vjeçarja tha: “Kam humbur babain 6 vjet më parë dhe jeton me nënën dhe vëllain. Deri në vitin 2016 kemi qëndruar në Limno. Prej andej erdha në Athinë sepse isha njohur me një djalë nga Shqipëria që quhej Jorgo. Kishim marrëdhënie prej një viti. Shpejt e kuptuam që mbeta shtatëzënë dhe vendosëm që të abortoja sepse isha e vogël dhe prindërit donin që të mos qëndroja me atë njeri. Ai (Jorgo) më qëllonte, sillej keq sepse pinte alkool dhe shpenzonte shumë para”. /burimi: tvklan.al

The post Horror në Greqi, shqiptarja vret dhe hedh në plehra foshnjën e saj appeared first on Zonë E Lirë.