Ballina LAJME Nardi bën zbulimin e madh: Na duhet një përplasje opozitë-mazhorancë që të...

Nardi bën zbulimin e madh: Na duhet një përplasje opozitë-mazhorancë që të bllokojmë institucionet, Rama të dorëhiqet tani

7
0
SHPËRNDAJE

Nard Ndoka duket se ka bërë një zbulim. Lideri i PDK-së, ndryshe nga aleatët e tjerë të kryedemokratit Lulzim Basha, ka ardhur me një plan konkret të cilin e mendon si mjaft efektiv.

Ai thotë se në këtë pikë ku gjendet Shqipëria sot, nevojitet një përplasje e fortë opozitë-mahorancë dhe bllokim total të institucioneve.

Deputeti shton në News 24 se ka parë shërbimet e huaja në Tiranë që pregatisin fundin politik të kryeministrit Edi Rama.

“Janë shërbimet e huaja ato qe jane futur ne levizje duke pare se deshtimi i kesaj mazhorance, i këtij kryeministri është spektakolar, disa nderkombetare i ka fyer kryeministri jonë legjendar dhe është krijuar një konflikt i tillë.

Jjemi në një pikë kulmore, s’duhet të ketë zgjidhje tjetër vetëm se një përplasje mes opozites dhe mazhorances tashmë edhe në formën e një bllokimi total institucional”.

Është mungesa e bashkëpunimit institucional që ekziston, kur sot kemi një ministër të Brendshëm që është në arrest për përfshirje direkte me një grup kriminal
kjo ka krijuar kosto edhe në bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë, s’e kanë më besimin as te kryeminsitri por as te policia e shtetit. Imagjinoni kur një policie i zhduken gjysma e drejtuesve të vet.

Kjo krijon një lloj problemi, jemi kthyer problem edhe për fqinjët e partnerët tanë, cdo ditë ka lajme për drogë, ka grupe kriminale që shumica kanë dalë edhe jashtë kontrollit një pjesë e tyre bashkëpunon me policinë dhe shtetin, por ka edhe grupe paralele që ndodhen në konflikt me njëri tjetrin”, tha Ndoka. (TemA)