Ballina LAJME Plagosi me thikë një person, arrestohet 54-vjeçari në Lushnjë

Plagosi me thikë një person, arrestohet 54-vjeçari në Lushnjë

10
0
SHPËRNDAJE

Një person i dyshuar se ka plagosur një person me thikë, është vënë në prangat e policisë së Lushnjës.

Gimi Bodo, 54 vjeç, banues në Lushnje, u arrestua pasi në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, ka goditur disa herë në trup me thikë 37-vjeçarin A.B., banues në Lushnje.

I plagosuri ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori ka qëlluar shtetasin A.B. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të momentit.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)