Ballina LAJME Salah e pranon: Nuk jam akoma në nivelin e Messit dhe Ronaldos

Salah e pranon: Nuk jam akoma në nivelin e Messit dhe Ronaldos

11
0
SHPËRNDAJE

Mohamed Salah këmbëngul se nuk mund të krahasohet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, pasi duhet të vazhdojë në lartësinë e këtij sezoni për një periudhe të zgjatur prej disa vitesh. Salah ka qenë në formë të pabesueshme në sezonin 2017-2018, duke shënuar 32 gola në vetëm 36 paraqitje të bëra në Premier League. Ai ka vendosur kështu një rekord të ri për shumën e golave ​​të shënuar në një edicion prej 38 lojërash.

Sulmuesi egjiptian ka fituar një mori çmimesh, gjithashtu, duke përmendur “Këpucën e Artë” në Angli. Forma e tillë sportive ka çuar në krahasime të tij me superstarët e Barcelonës dhe Real Madridit, me njërin prej të cilëve do të përballet së shpejti në finalen e Ligës së Kampioneve, kur “Reds” të sfidojnë “Los Blancos” në Kiev të Ukrainës.

Sidoqoftë, Salah është këmbëngul se ai ende nuk e ka arritur nivelin e ikonave të La Liga-s. “Aspak, – tha Salah sot, kur u pyet nëse ishte i shqetësuar nga krahasimet. – Por, nuk dua të them se unë jam i kënaqur me këto lloj krahasimesh, sepse secili prej tyre ka qenë në nivelin më të lartë për 10 apo 11 vite.

Niveli i tyre i performancës është i qëndrueshëm. Megjithatë, kam nevojë për ta ruajtur nivelin tim të lartë për shumë sezone. Shpresoj se mund ta bëj këtë. Definitivisht, Messi dhe Ronaldo janë lojtarë të mëdhenj”.

Argjentinasi i Barcelonës ka shënuar 45 gola në të gjitha garat, këtë sezon, ndërsa portugezi i Real Madridit 43 gola. Salah, ndërkohë, ka grumbulluar 44 gola në emër të tij. Ndërkombëtari i Egjiptit, që do të konkurrojë në Kupën e Botës së Rusisë, kësaj vere, është i lidhur me një “dalje” të mundshme nga “Anfield”.

Përkundër këtyre thashethemeve të merkatos, Salah përsëriti se është i lumtur te Liverpool, pasi ka sugjeruar më parë se është i fokusuar te qëndrimi në klubin e njohur anglez. “Gjithçka që mund të them është se jam i lumtur të qëndroj këtu. Jam përshtatur me atmosferën mbizotëruese. Po e përfundoj sezonin në mënyrë perfekte”, – saktësoi egjiptiani, kur u pyet nëse do të qëndronte klubin aktual.(Telesport)