Ballina LAJME Tentoi të vriste tre persona në Vlorë, dënohet me 24 vjet burg,

Tentoi të vriste tre persona në Vlorë, dënohet me 24 vjet burg,

10
0
SHPËRNDAJE

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 24 vjet burg shtetasin Blendo Alikaj, i shpallur fajtor për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 4 janar 2017 rreth orës 22:00 në lagjen Hajro Cakërri, të Vlorës kur është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të shtetasit Irfan Sheko. Nga të shtënat mbetën të plagosur vëllezërit Marsel Sheko, Zhaver Sheko dhe Flavio Kamberi.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u gjetën 13 gëzhoja armë zjarri model 56.

Vëllezërit kanë identifikuar përmes sistemit TIMS autorin, Blendo Alikaj i cili ka qenë klienti i rregullt i lokalit të tyre.

14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)