Ballina Blog Faqe 1454

Xhafaj, shtrëngim duarsh me Macron në Paris: Vlerësime inkurajuese

0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka publikuar në “Twitter” një shtrëngim duarsh me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Takimi është zhvilluar pas mbylljes së Konferencës në Paris mbi luftën kundër financimeve për terrorizmit “No Money for Terror”.

“Mundësi dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që pata rastin të shkëmbeja një përshëndetje të përzemërt me Presidentin Macron. Mirënjohje zoti President për vlerësimet tuaja shumë inkurajuese!”, shkruan Xhafaj.

Xhafaj pati edhe një bisedë me homologun e tij francez Collomb.

“Ndamë vlerësimet rreth çështjeve të axhendës së përbashkët. Falënderim i veçantë për vlerësimet e shprehura prej tij në përfundim të fjalës sime, duke çmuar publikisht punën e Qeverisë shqiptare dhe të MB. Mirënjohje për mbështetjen që Franca dhe qeveria e saj i japin vendit tonë”, shkruan Xhafaj.

TIRANE/ Shmanget tragjedia, Policia Bashkiake shpëton vajzën që tentoi të mbytej në liqen

0

Një vajzë ka tentuar në orët e mbrëmjes së sotme vetëvrasjen për t’u mbytur në Liqenin Artificial të Tiranës.

Por ndërhyrja në kohë e punonjësve të Policisë Bashkiake ka shmangur tragjedinë duke shpëtuar vajzën e cila ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Sapo kanë marrë informacionin për një person që është futur në ujë, shërbimet e Policisë Bashkiake kanë shkuar tek vendi pranë Librarisë dhe kanë konstatuar se e reja ishte në thellësi të liqenit në një distancë prej 5-6 metrash.

Edhe pse kanë tentuar disa herë që ta bindin të dalë në breg, ajo ka vijuar të shkojë më në thellësi.

Në këtë moment, një prej efektivëve është futur në liqen duke e nxjerrë nga liqeni.

Ndërkohë, efektivët e Policisë Bashkiak njoftuan edhe kolegët e tyre të Policisë së Shtetit për të vijuar zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar të renë nga Tirana që të tentojë të ndërmarrë këtë hap drastik, por falë reagimit të shpejtë të policisë Bashkiake shpëtoi.

Nuk ka dilema, Real Madrid ‘godet’ me transfertën e parë

0

FOTO/ Nuk ka dilema, Real Madrid ‘godet’ me transfertën e parë

Portieri David De Gea ka vendosur të largohet nga rezidenca në Manchester me vlerë 3.85 milionë sterlina për tu transferuar në Spanjë tek Real Madrid.

Pas dështimeve të negociatave me Donnarumman, skuadra e drejtuar nga Zidane ështu duke mbyllur negociatat për të marrë shërbimet e “gardianit” spanjoll, shkruan SYRI.net.

Sipas tabloidit britanik “The SUN” dy klubet janë duke negociuar ofertën e Realit me vlerë 60 milionë sterlina.

Gjithashtu drejtues të dy klubeve po vijojnë negociatat edhe për të ardhmen e Alvaro Moratas i cili është shumë pranë transferimit tek Manchester United.

Mediat britanike raportojnë se De Gea brenda 48 orëve pritet të udhëtojë drejt Madridit për testet mjekësore.

Reali shet 3 ‘yje’ për të nënshkruar me dyshen Hazard-Mbappe

0

Reali shet 3 ‘yje’ për të nënshkruar me dyshen Hazard-Mbappe

Eden Hazard dhe Kylian Mbappe janë dy objektivat kryesore të merkatos së Real Madridit.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane ka në kokë një plan pasi për të kryer këto dy blerje të bujshme ai do të shesë dyshen Alvaro Morata- James Rodriguez, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Por Florentino Perez do të vendosë në dispozicion plot 250 milionë sterlina (285 milionë euro) ndërsa në shitje do të nxirret edhe sulmuesi Mariano Diaz.

Lamtumirë Bajern, Sanches pranë gjigantëve të Champions Leagues

0

Lamtumirë Bajern, Sanches pranë gjigantëve të Champions Leagues

E ardhmja e Renato Sanches po kthehet në një telenovelë të vërtetë, pasi portugezi kohët e fundit po kërkohet me insistim nga skuadra e Juventusit.

Pas një sezoni të dështuar me bavarezët, mediat gjermane raportojnë se ai mund të largohet gjatë merkatos së verës por vetëm në formë huazimi, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.

Drejtues të “Zonjës së Vjetër” kohët e fundit po përpiqen për të transferuar Sanches i cili është objektivi kryesor i nënkampionëve të Europës

Rivali i mundshëm i Skënderbeut në raundin tjetër të Europa Leagues

0

Rivali i mundshëm i Skënderbeut në raundin tjetër të Europa Leagues

Skënderbeu ishte e vetmja skuadër e Superligës shqiptare e cila arriti të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjet e para kualifikuese të Europa Leagues.

Disa orë para se Skënderbeu të launte kundër Sant Julias, të besuarit e Ilir Dajës kishin mundësinë që të shikonin kundërshtarin e mundshëm të raundit tjetër, shkruan SYRI.net.

Kairat Almaty është skuadra e frikshme e cila teorikisht ka kaluar raundin pasi mposhti me rezultatin 6-0 skuadrën lituaneze të Atlantas.

Kairat Almaty nuk është një emër i panjohur për skuadrat shqiptare pasi më parë ka emelinuar Kukësin dhe Teutën.

Në ndeshjen e parë Skënderbeu fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë skuadrës modeste nga Andora

Ish-lojtari i Kombëtares dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg

0

ZYRTARE/ Ish-lojtari i Kombëtares dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg

Altin Raklli dënohet me 3.4 vite burg për veprën penale mashtrim me pasoja të rënda, për një shumë prej 150 mijë eurosh.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare u hetua për mashtrim ndaj një të njohuri, shkruan SYRI.net.

Vendimi do të apelohet ndërsa Raklli pritet të bëjë shërbim prove të detyruar prej 2 vitesh.

Gjykata i la kohë palës mbrojtëse dy javë për të paraqitur konkluzionet përfundimtare. Altin Rraklli ka hequr prej disa kohësh dorë nga nënshtetësia shqiptare duke mbajtur vetëm atë gjermane

Dasma e shekullit’, martohet Messi

0

FOTO/ ‘Dasma e shekullit’, martohet Messi

Ylli i futbollit argjentinas dhe botëror, Lionel Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzzo, në atë që në Argjentinë po quhet si “dasma e shekullit”.

Ylli i futbollit argjentinas dhe botëror, Lionel Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzzo, në atë që në Argjentinë po quhet si “dasma e shekullit”.

Ceremonia u mbajt në qytetin e lindjes së çiftit, Rosario, në një nga komplekset më luksoze.

Rreth 260 të ftuar morën pjesë në ceremoninë e martesës së Messit, ku shumica e tyre i përkasin botës së futbollit.

Ceremonia po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku janë angazhuar plot 450 forca policie për të garantuar mbarëvajtjen e festës.

Mes të ftuarve bie në sy Pique me të fejuarën e tij Shakira, partnerët e Messit në sulmin e Bartcelonës, Suarez dhe Neymar, etj., ndërsa një pjesë e mirë e tyre kanë mbërritur në Rosario me avionë privatë.

Messi është njohur dhe dashuruar me Antonellën, kur ishte vetëm 5 vjeç, ndërsa aktualisht çifti ka edhe dy fëmijë.

Në eventin e martesës së Messi-t, kanë arritur të sigurojnë akreditim rreth 150 gazetarë nga e gjithë bota, por, sipas organizatorëve, ata nuk do të kenë akses të plotë në ceremoni.

Mënyrat më të mira që të dukeni si një franceze e vërtetë

0

Mënyrat më të mira që të dukeni si një franceze e vërtetë

Në rast se nuk e keni vënë re, pamja “unë u zgjova kështu” është një nga pamjet më të pëlqyera të momentit. Kush më mirë mund ta mishërojë këtë përveçse një femre franceze me flokët e saj të parregulluar dhe me një fytyrë të bukur dhe të zhveshur?

E veçanta e bukurisë franceze është se duket si diçka e parëndësishme pamja e jashtme megjithëse është aq e bukur, por në fakt femrat aty kalojnë orë të tëra para pasqyrës për të perfeksionuar teknikën e tyre të të dukurit pa grim. Prandaj femrat franceze adhurohen kaq shumë.

Këto janë mënyrat më të mira që dhe ju të dukeni si një franceze e vërtetë.

Femrat franceze asnjëherë nuk i lyejnë flokët e tyre
Mos i lyeni flokët tuaj, ose nëse e bëni lyejini vetëm në formën origjinale për t’u dhënë shkëlqim ose për të fshehur thinjat. Kjo ndiqet nga pjesa më e madhe e femrave në Francë të cilat e respektojnë nënën natyrë.

Femrat franceze kurrë nuk i thajnë flokët
Mos i thani flokët me tharëse, ndërkohë mund të përdorni burime që janë miqësore me flokët: ajrin e freskët në verë dhe peshqirin në dimër.

Femrat franceze nuk i lajnë flokët çdo ditë
Nuk është mirë t’i lani flokët çdo ditë, pasi ata mund të fitojnë një peshë dhe nuk do ta kenë volumin e duhur. Femrat franceze e dinë se flokët e larë çdo dy ditë janë më të mirët.

Femrat franceze kurrë nuk vendosin aksesorë në flokë
Është më mirë të mos i ngarkoni flokët me aksesorë të tillë. Nëse jeni mbi 18 vjeç është mirë të shmangni zbukurimet në flokë, do t’ju bëjë më tërheqëse.

Femrat franceze nuk dalin kurrë me flokë të lagur nga shtëpia

Sa më shpesh të jetë e mundur lajini flokët në mbrëmje dhe jo në mëngjes në këtë mënyrë nuk do të largoheni nga shtëpia më flokë të lagur. Për më tepër, nëse ju flini me flokë të lagur, ata do të kenë një formë më të bukur kur të zgjoheni të nesërmen.

Femrat franceze nuk e harrojnë kurrë fuqinë e parfumit
Aroma e parfumit në flokët tuaj, pas veshëve ose rreth qafës nuk bën kurrë dëm, përkundrazi.

Femrat franceze nuk ankohen kurrë për të nxehtin
Koha e verës është një bekim me ujin e detit dhe shkëlqimin e diellit. Flokët bëhet perfekt me pak ashpërsi, më të ndezur dhe me më shumë kripë.

Trendi veror i sezonit: Hije të syve me efekt metalik

0

Trendi veror i sezonit: Hije të syve me efekt metalik

Shkëlqimi në sy, gjithmonë tërheq vëmendjen dhe e prek dikë në zemër.

Këtë sezon mund të ndihmoheni nga produktet kozmetike, me anë të hijeve metalike, për të vënë shkëndija në sy.
Sezoni verë/vjeshtë 2017, do të fokusohet në sy dhe artistët e grimit nuk ju rekomandojnë të theksoni buzët.

Një nga grimerët e syve “smokey” ka krijuar një hije për sy, me efekt metalik. Fal tyre, dukja merr një pamje magnetike, të parezistueshme.

Përmes këtyre, hija e syve merr pamje tjetër në nuanca të ngrohta dhe të ftohta.

Hijet e ngrohta

Hijet e syve me efekt metalik, që kanë nuancë të ngrohtë, duken shumë butë në kapak të syve.

Pas aksidentit, shfaqet ‘Xhesika’

0

Ky lajm për bukuroshen e “O Sa Mirë” të njohur tashmë si “Xhesika”, ka shqetësuar një pjesë të mirë të fansave, por që më pas po e njëjta ka deklaruar gjendja e saj është mirë, dhe se bëhet fjalë për një aksident të vogël.

Nuk ka vonuar shumë, dhe ‘Xhesika’ është lajmëruar edhe me një fotografi të ‘nxehtë ‘ në InstaStory.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaq të pasmet gjersa është ulur pranë një pishine.

Aktorja dhe modelja Nitaj vazhdon të jetë ndër trupat më tërheqës.

Në këto ditë të nxehta, Zanfina bën thirrje për t’u dalë

0

Në këto ditë të nxehta, Zanfina bën thirrje për t’u dalë në ndihmë kafshëve (Foto)

Ditët e nxehta të verës duket se janë të mundimshme jo vetëm për këngëtaren, por edhe për kafshët shtëpiake të saj.

Mirëpo vet fakti që kafshët e saj kanë përkujdesje, Zanfinës menjëherë i ka shkuar mendja tek ato kafshë të cilat gjenden në rrugë, dhe detyrohen të durojnë temperatura të larta, si ditët e sotme
Ndaj, për këtë gjë ajo ka reaguar me një shkrim në InstaStory, duke u bërë thirrje të gjithë ndjekësve të saj, që në këto ditë të nxehta, së paku të nxjerrin pak ujë përjashta, për kafshët që ndodhen jashtë.

Sipas saj pak nga të gjithë, do të ndihmonte shumë për ta. Menjëherë pas këtij postimi asaj i kanë vërshuar komentet në InstaStory, ku edhe më pas është shprehur përmes një shkrimi tjetër se ndjehet e lumtur kur sheh që ka ende humanitet. /Telegrafi/

Lajmet e fundit te postuar