Ballina Blog Faqe 3

“Kush e vizitoi Tahirin sot në shtëpi me urdhër të Ramës”, zbulohet takimi 2 orë e 40 minuta

0


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron në faqen e tij të ‘Facebook’-ut se ditën e sotme ish-ministri i Brendshëm Saimri Tahiri ka pritur një takim në shtëpinë e tij Gazmend Demin, presidentin e Partizanit, Sipas Berishës takimi zgjati 2 ore e 40 minuta, ndërsa Demi ishte i dërguari i Ramës. Mes të tjerash Berisha tregon se temat e bisedës mes Tahirit, që është në ‘arrest shtëpie’ dhe Gazmend Demit ishin deklaratat e Nezar Seitajt në Itali, apo dhe çështja e vëllait të Xhafajt.
REAGIMI I BERISHËS


Takim Saimir Tahiri -Gaz Demi!
Sapo perfundoi takimi prej 2 ore e 40 min midis te derguarit te Rames, Gaz Demi me Saimir Trafikun ne shtepine e ketij te fundit.
Te dashur miq, sot Gaz Demi, me urdher te Rames vizitoi Tahirin dhe bisedoi me te per rreth 2 ore e 45 min.
Tema e bisedimeve ishte:
Nazeraj dhe deklaratat e tij ne Itali
Fati i Fatzi Xhafes dhe banda e Agronit
Qendrimet e Tahirit ndaj zhvillimeve me te fundit
Nje leter qe Olsi Rama i dergonte Saimir Trafikut!
Beteja midis familjeve mafioze te kryeqytetit vazhdon. sb

The post “Kush e vizitoi Tahirin sot në shtëpi me urdhër të Ramës”, zbulohet takimi 2 orë e 40 minuta appeared first on Hapur.

Vret partnerin e ish të dashurës, pasi ajo i nisi një foto të tyren nga shtrati…

0

Një vajzë 29 vjeçare u bë shkak për sherrin mes dy meshkujve, ku njëri prej tyre mbeti i vdekur ndërsa tjetri u dënua me burgim të përjetshëm. Sarah Bramley, 29 vjeç, nga Darlington, i dërgoi një fotografi ish të dashurit të saj David Saunders 33 vjeç, ku në foto shfaqej ajo duke kryer marrëdhënie seksuale me partnerin e saj të ri Michael Lawson 34 vjeç.


Fotografia e inatosi dhe xhelozoi aq shumë ish-in e saj sa ai udhëtoi nga njëri qytet në tjetrin vetëm për tu përballur me partnerin e ri të ish të dashurës së tij të cilin e goditi për vdekje. E gjitha kjo histori i shokoi të gjithë ata që i njihin personat, dhe për këtë vrasje Lawson u dënua me burg për jetë nga Gjykata që shqyrtoi rastin.


Por tani gjykata kërkon që edhe vajza Sara Bramley të përballet me gjyqin pasi mbi të rëndojnë akuzat e nxitjes së vrasjes mes dy meshkujve pikërisht për shkak të fotografisë që ajo dërgoi. Gjykata mendon se foto e saj pati një ndikim të madh, që e çoi ish-in e saj në vrasjen e një të riu të pafajshëm. Vajza u arrestua këtë vit kur hyri përsëri në Britani të Madhe pasi ajo ishte larguar në Australi pak pasi Lawson u vra. Hapur.al

The post Vret partnerin e ish të dashurës, pasi ajo i nisi një foto të tyren nga shtrati… appeared first on Hapur.

Në Eurovision nuk u këndua “LIVE”?! Ky është INCIDENTI që ngre DYSHIMET

0

Eurovision ka mbyllur siparin ditën e shtunë, ku triumfoi përfaqësuesja izraelite, Netta Barzilai me këngën “Toy”. Por nga dita në ditë, po qarkullojnë disa lajme që s’po na pëlqejnë aspak. Incidenti që i ndodhi këngëtares britanike SuRie ngriti dyshime se jo të gjithë përfaqësuesit e shteteve kënduan ‘live’. Teksa një reper shqiptar u ngjit në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin këngëtares u vu re se edhe pas këtij incidenti kënga e saj vazhdonte pa ndërprerje gjë që linte të kuptohej se nuk ishte ‘live’.

Disa prej komentuesve në rrjetet sociale u shprehën se edhe vetë kënga fituese, “Toy” e izraelites Netta ka qenë me “playback”. Ata u nisën nga fakti se në gjysmëfinale, ku këngëtarja besohet se këndoi ‘live’, bëri shumë gabime dhe nuk kishte volumin e zërit që pati në finalen e madhe.

Trejsi Sejdini i futet botës së televizionit, ja në cilin spektakël do ta shihni

0

Trejsi Sejdini është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në media e rrjete sociale pas videove ku bënte sherr, në njërën ku rrihte një djalë e video tjetër ku gjuante me shishe në pub.

Tanimë çdo e re mbi Trejsin përbën interes dhe fotot që ajo publikon në Instagram komentohen shumë.

Së fundmi modelja ka bërë të ditur se këtë vit është pjesë e “Miss Universe Albania”.

Ajo ka realizuar një set fotografik me bikini në pyll për spektaklin e bukurisë dhe një prezantim të shkurtër ku shprehet se është shumë e lumtur.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesëmarrëse në këtë kompeticion dhe në këtë set fotografik. Pavarësisht se kishim një mjedis paksa të vështirë sot unë jam shumë e lumtur që realizuam këtë set fotografik dhe jam shumë e lumtur për suksesin që do dalë”, shprehet Trejsi.

Realizohet ëndrra/ Egla Harxhi publikon FOTOT e Principatës, projekti bëhet realitet (FOTO)

0

Egla Harxhi dhe Alexandre de Basseville kanë bërë realitet projektin për të cilin shpesh kanë folur në media. Ata dëshironin të krijonin Principatën e Libofshës. Një projekt për të cilin kanë punuar shumë, siç kanë treguar edhe më parë. Tashmë duket se ka përfunduar realizimi, pasi Egla ka bërë publike logon, emrin dhe gjithçka tjetër.

Çifti synon që me anë të këtij projekti ta kthejë Libofshën në një vend turistik dhe dëshirojnë të promovojnë traditat dhe kulturën shqiptare. Në fotot e publikuara nga Egla jepen detajet e vendodhjes, relievit, etj. Ndërsa emri i saj është ‘Principata Alexandre’.

Zhdukja e aeroplanit MH370 ka qenë e planifikuar

0

Katër vjet pas rrëzimit të aeroplanit Malaysia Airlines MH370, ekspertët botërorë të transportit pohojnë se ai nuk u zhduk rastësisht, por përmes një akti të planifikuar kriminal.

Aeroplani i linjës Kuala Lumpur-Pekin u zhduk nga radari më 8 mars 2014, por nuk është përcaktuar qartë se çfarë ka ndodhur me avionin dhe 239 pasagjerët në kohën e zhdukjes.

Grupi i ekspertëve, të cilët morën pjesë në programin “60 minuta”, në rrjetin televiziv australian Nine, pretendon se zhdukja e aeroplanit nuk mund të ketë qenë aksidental, por që kapiteni Zakaria Ahmad Shah e rrëzoi qëllimisht.

Lari Vans beson se piloti ka kryer vetëvrasje dhe për këtë krim zgjodhi vendin më të paarritshme që i kishte rënë ndërmend.

Ai thotë se kapiteni i aeroplanit në këtë mënyrë vrau veten dhe të gjithë udhëtarët, dhe se këtë e kishte bërë qëllimisht

Ish-drejtori i Zyrës australiane për siguri në komunikacion Martin Dolan po ashtu beson se e tëra ishte e planifikuar paraprakisht.

Ndërsa, instruktori i fluturimeve në Boingu 777, Simon Hardy, kujton se Ahmad u ishte shmangur të gjitha kontrolleve të radarëve.

Kërkimet për aeroplanin në fluturimin MH370 janë ndaluar në janar të vitit të kaluar.

14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Fier, sekuestrohet gomonia 10 metra e gjatë, dyshohet se do të përdorej për trafik droge

0

Policia në Fier ka sekuestruar një gomone, e cila dyshohet se do përdorej për të trafikuar droge.

Gomonia e braktisur, 10 metra e gjatë dhe e pajisur me dy motorë u gjet e fshehur ne Pishporo.

Ka qenë policia kufitare e Vlorës që ka pikasur gomonen gjatë kontrollit mes zonës së Vlorës dhe Fierit.

Ka nisur hetimet për të identifikuar pronarin e gomones.

14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Greqi, 19-vjeçarja shqiptare mbyt foshnjën e porsalindur, e ndihmoi e ëma

0

Një 19-vjeçare është arrestuar nga policia greke së bashku me nënën e saj pasi akuzohen së në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë mbytur foshnjën e porsalindur dhe e kanë hedhur në plehra.

Mediat greke bëjnë me dije se krimi monstruoz është kryer në bashkëpunim nga nënë e bijë, të cilat pas arrestimit kanë pranuar autorësinë.

Sipas mediave greke, foshnja, fryt i marrëdhënies së shkurtës të 19-vjeçares me një djalë, pasi ishte mbytur, ishte lidhur me një qese të zezë dhe ishte hedhur në plehra. Identiteti i vajzës dhe gruas nuk bëhen me dije.

14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Arta Marku “kapërcen” Vetting-un me kompetenca të reja

0

Dy deputetë të PS-së propozojnë në Kuvend një amendament që i lejon prokurores së Përkohshme Arta Marku të bëjë emërime, derisa të ngrihen organet e vetingut.

Pika e dytë e projektligjit lidhet me kuotat për Shkollën e Magjistraturës.

Në një intervistë për TemA TV, deputetja Klotilda Ferhati shprehet se kjo nismë kërkon edhe vullnetin e opozitës.

Internacionalizmi dhe politika e re e Macronit

0

Presidenti francez Emmanuel Macron fillimisht e përshkroi lëvizjen e tij të re politike si “as djathtas dhe as majtas” dhe tani thotë se ajo është “si djathtas ashtu edhe majtas”. Por ai nuk do të mund t’i bëjë bisht pafundësisht kësaj. Herë ose vonë, ai do të duhet të zgjedhë një anë me të cilën të bëhet aleat.

Nga Kemal Derviş

Vizita shtetërore e presidentit francez Emmanuel Macron në Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar ishte një shembull i përsosur kontrasti. Pavarësisht dinamikës miqësore, axhenda dhe retorika e Macronit ishin pothuajse diametralisht të kundërta me presidentin e SHBA-së Donald Trump. Por lidershipi i Macronit është temë e një sfide edhe më rrënjësore; mënyra se si ai e menaxhon atë mund të tregojë rrugën përpara për politikën liberal-demokratike.

Duke ju drejtuar Kongresit Amerikan në anglisht, Macron artikuloi një botëkuptim të sinqertë internacionalist, duke bërë thirrje për institucione më të forta ndërkombëtare, një riangazhim në sistemin rregullator të tregtisë ndërkombëtare dhe një përqafim të përgjithshëm të globalizimit. Në lidhje me Iranin, ai përsëriti nevojën për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nga e cila Trump sapo është tërhequr, edhe pse ai bëri thirrje për marrëveshje plotësuese mbi temat që marrëveshja ekzistuese nuk i trajton.

Macron ka sinjalizuar gjithashtu se ai do të ndjekë një fushatë pan-europiane për zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019. Si një demokrat, ai beson se thellimi i Bashkimit Evropian duhet të shkojë krah për krah me zhvillimin e një hapësire politike vërtet europiane.

Në një kohë kur flitet dhe shkruhet shumë për rënien e liberalizmit, të ardhmen e demokracisë sociale, rritjen e nacionalizmit dhe reagimin ndaj globalizimit, qëndrimi internacionalist i Macronit është i dukshëm. Në fakt, Macron ka hedhur një hap qorrazi në “politikën e re” të Perëndimit, një terren që nuk përcaktohet më krejtësisht nga konkurrenca mes partive të mëdha të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë. Por a po kthen vërtet faqe politika përsa i takon ndarjes tradicionale midis të djathtës dhe të majtës?

Do të ishte gabim ta përshkruani Macronin, i cili shërbeu si ministër në qeverinë socialiste të paraardhësit të tij François Hollande, thjesht si një një centrist. Edhe pse ai ka lëvizur drejt qendrës, ai nuk iu bashkua një prej partive të vogla tradicionale të qendrës, por në vend të kësaj krijoi vetë “lëvizjen” e tij.

Fillimisht, Macron e përshkroi atë lëvizje – të cilën e quajti En Marche! – si “as djathtas dhe as majtas” duke shmangur termin “centrist”. Tani, ai thotë se ajo është “edhe në të djathtë edhe në të majtë”, duke sinjalizuar dëshirën e tij për të fituar votuesit e qendrës së majtë dhe ata të qendrës së djathtë.

Nëse ndarja tradicionale e majtë-djathtë po mjegullohet, lind pyetja se çfarë do ta zëvendësojë atë. Me globalizimin në qendër të debatit politik në shumicën e vendeve, mund të duket se përgjigjja është një ndarje midis forcave kozmopolite dhe mendjengushta.

Sipas këtij interpretimi, Macron udhëheq lëvizjen pro-globalizim (dhe pro-Europiane) të Francës dhe ata që e kundërshtojnë atë, në të djathtë apo në të majtë, lidhen nga një opozitë e përbashkët ndaj hapjes ekonomike. Dhe, në fakt, e djathta ekstreme dhe e majta e largët po përkrahin mesazhe ekonomike të ngjashme.

Ndërkohë, partitë ekzistuese politike të qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë – në Francë dhe në të gjithë Perëndimin – kanë tendencë të përfshijnë fraksione të orientuara ndërkombëtarisht dhe ata që janë më dyshues ndaj globalizimit. Nëse globalizimi po bëhet ndarja kryesore zgjedhore në vendet perëndimore, këto dy kampe, sipas logjikës, ka gjasa të ndahen dhe të formojnë familje të reja politike.

Megjithatë, ndërkohë që besoj se do të ketë ndonjë lloj lëvizjeje në këtë drejtim, ndarja tradicionale e majtë – e djathtë duket se nuk ka gjasa të zhduket. Partitë tradicionale do të vazhdojnë të debatojnë rreth çështjeve që kanë të bëjnë me shpërndarjen e të ardhurave, përfshirë progresivitetin e sistemeve të taksave dhe synimin dhe qëllimet e duhura të politikës sociale. “Platforma” e globalizimit më vete nuk do të jetë mjaftueshëm e fuqishme për të përcaktuar një parti të madhe politike.

Kjo do të thotë se në vitet e ardhshme, Macron do të duhet të përafrohet më shumë me qendrën e djathtë ose me qendrën e majtë. Rrethanat e veçanta që mundësuan fitoren e tij elektorale në vitin 2017 – një qendër e majtë e diskredituar dhe një kandidat i qendrës së djathtë i skualifikuar për shkak të skandalit – nuk do të ndodhë përsëri. Ai do të duhet të bëhet një lider internacionalist i majtë ose një lider internacionalist i djathtë.

Vetëm një prej këtyre duket se është një opsion i qëndrueshëm. Politikat tradicionale të qendrës së djathtë nuk do të ishin lehtësisht të pajtueshme me një prirje të fortë internacionaliste. Nëse globalizimi, në dimensionet e tij të ndryshme, do të mbështetet nga një shumicë popullore, ai do të duhet të shoqërohet me politika sociale të modernizuara që i ofrojnë ndihmë efikase atyre që kanë nevojë për të. Në një kohë përçarjeje të vazhdueshme ekonomike, kjo do të jetë edhe më e rëndësishme.

Hapja ekonomike kërkon solidaritet social. Kjo nuk do të thotë të mbrosh vende pune specifike nga konkurrenca tregtare apo inovacioni teknologjik. Kjo do të thotë të ndihmosh njerëzit që të përshtaten me ndryshimet e vazhdueshme, duke u ofruar të gjithë qytetarëve burimet e nevojshme, siç janë arsimi, qasja në kujdesin shëndetësor dhe mbështetje tranzicionale. Me pak fjalë, një qëndrim popullor pro-globalizim duhet të shoqërohet nga një kontratë e re shoqërore – e mbështetur nga burime publike – që i bën thirrje një shumice të madhe. Përndryshe, do të jetë tepër e vështirë t’i rezistosh këngës së sirenës të neo-nacionalizmit.

Ndërkohë që kompleton reformat e nevojshme të taksave dhe tregut të punës, punë të cilës ai tashmë i ka hyrë, Macron do të duhet të trajtojë këtë sfidë. Në ndryshimin aktual të paradigmës politike, ata që favorizojnë hapjen do ta shndërrojnë njëanshmërinë nacionaliste vetëm duke miratuar si objektivin e tyre parësor një qasje të modernizuar ndaj solidaritetit social.

Project Syndicate-BIRN

Foto/ E kapi shokun me gruan dhe e vrau, gjykata dënon shqiptarin me 16 vite burg

0

Kujtim Beli është shtetasi shqiptar i dënuar në Itali me 16 vite burg për vrasje.

Gjykata e ka dënuar me burg për vrasjen e një tjetër shqiptari, Demir Hyseni.

Ngjarja ka ndodhur në Terni në 18 korrik 2017.

Beli ka qëlluar shoku e tij pasi e kapi atë në banesë me bashkëshorten e tij.

Gjithashtu Gjykata urdhëroi po ashtu dëbimin e tij për në Shqipëri, si dhe një gjobë prej 100 mijë euro për secilin, gruan dhe 3 fëmijët e viktimës.

NGJARJA

Beli ka pranuar krimin ka sqaruar arsyet, në bazë të së cilave prokuroria zyrtarizoi edhe urdhrin e arrestit “Krim pasionant për motive të dobëta”.
Një ditë para vrasjes e kishte telefonuar viktimën duke e informuar se ndodhej në Itali dhe se kërkonte ta ndihmonte me një vend pune. Pikërisht me anë të kësaj bisede telefonike, policia italiane ka mundur të gjejë gjurmët e lëvizjes së vrasësit, i cili u arrestua 12 orë pas krimit në afërsi të portit të Barit ndërsa po tentonte të largohej drejt Shqipërisë
Sipas hetimeve takimi mes Belit dhe Hysenit ka nisur me një grindje të ashpër me fjalë e më pas ka kulmuar me disa të shtëna pistolete./zoneelire.al

The post Foto/ E kapi shokun me gruan dhe e vrau, gjykata dënon shqiptarin me 16 vite burg appeared first on Zonë E Lirë.

Kam humbur dëshirën për marrëdhënie intime. Çfarë problemi kam?

0

Përshëndetje! Jam 24 vjeç. Ka më shumë se 1 vit që më ka humbur plotësisht dëshira për marrëdhënie intime. Kam bërë analizat dhe doli se kam një rënie të hormonit testosteron. Unë e kisha 2.30, ndërsa në analiza shënonte se duhet të jetë nga 2.49-8.38 ng/ml

Ju lutem, mund të më tregoni se a është kjo për shkak të testosteronit si dhe pse vjen deri tek rënia e këtij hormoni?

Përgjigjet Evin Dani, mjek androlog

Rasti është interesant, sigurisht jo i pari. Rënia e nivelit të testosteronit sjell si pasojë rënien e dëshirës për marrëdhënie seksuale. Kjo rënie ka shumë shkaqe, disa nga ato edhe të panjohura. Megjithatë, rasti juaj është një rast për t’u studiuar. Ju lutem shumë, nuk mjafton vetëm rënia e nivelit të testosteronit. Janë edhe shumë mekanizma e arsye të tjera që na shërbejnë për të përcaktuar shkakun dhe arsyen dhe sigurisht e rëndësishme është skema e mjekimit në mënyrë që ju ta kaloni këtë moment. Unë rekomandoj që duhet ta ndiqni rastin tek mjeku specialist. Nuk mund të bëhen përcaktime konkrete apo të jepen këshilla pa u njohur nga afër me rastin. Sa më shpejt duhet të kryeni analiza specifike tek specialisti.

Lajmet e fundit te postuar