Ballina Blog Faqe 4

Hoxhaj thotë se Kosova kurrë s’ka pasur situatë më të favorshme për aplikim në KE

0

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, teksa ka uruar Kroacinë për marrjen e kryesimit të Këshillit të Evropës, ka thënë se Kosova është angazhuar dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë shtet anëtar i kësaj organizate shumë të rëndësishme.

“Për më tepër, i kemi votat e domosdoshme dhe asnjëherë nuk ka pasur situatë më të favorshme për aplikim sesa tani. Këto rrethana të favorshme për ne i plotëson edhe kryesimi i Këshillit nga Kroacia – shtet mik i……

Kujtimet e të mbijetuarve të masakrës së Qyshkut 19 vjet pas – s’ka besim se drejtësia do të fitojë

0

Mungesa e parave në xhep do t’ia shpëtonte jetën Haki Gashit, ditën e 14 majit, kur serbët i kishin mbledhur burrat e Qyshkut në një rrugë të fshatit.

Pasi serbët panë që kishte vetëm 10 marka në xhep, e lëshuan Hakiun me kushtin që të shkonte në shtëpi për të marrë para të tjera. Por ai ia arriti t’i ikte rrethimit.

Derisa sot e kësaj dite thotë se ndjehet keq që nuk u kthye të vdesë me burrat atë ditë, ku humbi 16 anëtarë të familjes, raporton KTV.

Po……

Zv/ministrat i ankohen Haradinajt se po shpërfillen nga ministrat përkatës

0

Një orë para se të nisë zyrtarisht orari i punës, kryeministri Ramush Haradinaj i ka obliguar zëvendësministrat që t’i raportojnë për punën e tyre 100-ditëshe.

“Armata” e zëvendësministrave është shfaqur para orës 7 të mëngjesit, raporton KTV.

Ky takim është vendosur të mbahet në sallën më të madhe të Qeverisë, për shkak të numrit të madh të zëvendësministrave.

Haradinaj është shprehur i kënaqur me performancën e tyre, por ka……

Bytyqi: S’duhet të lejojmë që arsimi i lartë të bëhet as shtëpi nepotizmi e as arenë korruptive

0

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka takuar Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës për të marrë informata të afërta në lidhje me kërkesën e rektorit të UP-së, Marjan Dema, për të mos pasur ndërhyrje të ministrisë që ai drejton në autonominë e Universitetit.

Bytyqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky takim me KD të UP-së është shfrytëzuat edhe për të rivënë në vëmendje se “nepotizmi e fenomene tjera të liga nuk duhet……

LDK në tryezën me shoqërinë civile, kërkon datën e zgjedhjeve

0

Edhe një tryezë tjetër e thirri LDK-ja, por këtë herë jo me përfaqësues politik por të shoqërisë civile.

Megjithatë, diskutimet thuajse ishin të njëjta, mungesa e numrave të qeverisë, konsensusi politik për temat e mëdha, veçanërisht për dialogun me Serbinë dhe agjendën evropiane, raporton KTV.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria ka humbur legjitimitetin për të qeverisur me vetëm 52 vota në Kuvend.

Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë……

Neni që obligon gjininë e nënkryetarit të Kuvendit përplasë gratë dhe burrat deputetë

0

Posti i nënkryetarit të Kuvendit mund të jetë i kontestueshëm, nëse rregullorja e re e Kuvendit do të kalojë në lexim të dytë në Kuvend.

Në një nga pikat ceket se zëvendësi i parë i kryetarit apo kryetares së Kuvendit të jetë i gjinisë së kundërt, raporton KTV.

Por, kundër kësaj ka dalë deputeti i PDK-së Hajdar Beqaj, i cili ka proceduar një amendament për t’u hequr kjo pikë.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, thotë se ky amendament bie ndesh me……

Qeveria kërkon nga AKI-ja verifikimin e imamëve për deradikalizimin në burgje

0

Ministria e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës ka dërguar për verifikim në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, listën me emrat e imamëve të autorizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, të cilët do të angazhohen në procesin e deradikalizimit brenda burgjeve të Kosovës, konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Lidhur me angazhimin e rreth 20 imamëve për t’iu qasur deradikalizimit të personave të caktuar, të cilët janë duke vuajtur dënimet në burgjet e……

Prokuroria kërkon dënim për imamët “ashtu që askush më mos të guxojë të kryejë vepra si ta”

0

Procesi gjyqësor ndaj ish-liderit të LISBA-s, Fuad Ramiqi, dhe katër imamëve, Enes Goga, Mazllam Mazllami, Idriz Bilibani dhe Bedri Bojat po shkon drejt fundit.

Të premten, Gjykata Themelore e Prishtinës shpall aktgjykimin ndaj tyre për veprën penale ‘shtytje në kryerje të veprave terroriste dhe nxitje e urrejtjes’, raporton KTV.

Këtu përfshihen kryesisht thirrje të imamëve që të luftohet në Siri, e që qytetarët e Kosovës t’i bashkohen organizatës terroriste “Al Nusra”.

Të hënën,……

Detaje/ 5-20 mijë euro për vizë amerikane. Si u zbulua rrjeti tek Kodra e Diellit

0

Detaje të reja dalin në dritë nga veprimtaria kriminale e grupit që u godit sot, i cili merrej me falsifikim vizash. Gazetarja Klodiana Lala raporton se po ekzekutohet urdhri i arrestit për 14 persona që janë shpallur në kërkim.

Ndonëse grupi u godit përgjatë ditës së sotme, hetimet kishin nisur 1 vit e gjysmë më herë, ndërsa prokuror i çështjes është Vladimir Mara. Mësohet se grupi bazën e kishte në zonën e Kodrës së Diellit, ndërsa dispononte edhe dy laboratorë për falsifikimin e dokumenteve, merrte 5 mijë deri në 20 mijë euro për sigurimin e vizave. Mes të tjerash Lala bën me dije se grupi pajiste me pasaporta false për 4 shtete, SHBA, Kanada, Britani. Pjesa dërrmuese e qytetarëve pajiseshin kryesisht me pasaporta italiane.

Pavarësisht se ishte çështja ishte nën hetim, policia ndërhyri sot pasi një qytetar tentoi të largohej me pasaportë italiane të falsifikuar, duke bërë që të ndërhyhej në flagrancë. Burime zyrtare theksojnë se po hetohet edhe për 4 persona, të cilët janë pajisur muajt e fundit me viza italiane të falsifikuara, ku një prej tyre u kap në Suedi dhe një tjetër në Suedi. Kujtojmë se mes personave të arrestuar është edhe një punonjës policie.

Burimi: BalkanWeb

The post Detaje/ 5-20 mijë euro për vizë amerikane. Si u zbulua rrjeti tek Kodra e Diellit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Panik në aeroport! Çfarë u zbulua në valixhen e pasagjerit

0

Një pasagjer i ka shokuar të gjithë kur u zbulua se në valixhen e udhëtimit kishte futur pesë kobra.

Gjithçka u doli në dritë gjatë kontrollit me rreze “X”, ku u vu re se diçka nuk shkonte.

Në momentin që punonjësja vendos rrezet “X”, sheh se brenda ka diçka të dyshimtë, teksa një sinjal u dëgjua.

Menjëherë sapo hapi valixhen, dhe pa se çfarë kishte brenda, ajo lajmëroi sigurimin.

Në të ishin pesë kobra dhe nuk dihet arsyeja se përse burri vendosi të merrte zvarranikët në valixhe.

The post Panik në aeroport! Çfarë u zbulua në valixhen e pasagjerit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

EMRI/ Vrau bashkombasin për xhelozi ndaj ish-gruas, 16 vite burg për shqiptarin

0

Është dënuar me 16 vite burg, Kujtim Beli, shqiptari i vënë nën akuzë për vrasjen e bashkëkombasit të tij Durim Hyseni.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave Gjykata e Ternit në vendin fqinj ka vendosur të lërë në qeli për 16 vitet e ardhshme 61-vjeçarin shqiptar.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 korrik të vitit të kaluar. Hetimet zbuluan se Beli vrau shqiptarin tjetër pas dyshimeve se ky i fundit kishte pasur një lidhje me ish-gruan e tij.

Po ashtu gjykata urdhëroi dëbimin e tij për në Shqipëri, si dhe një gjobë prej 100 mijë euro për secilin, gruan dhe 3 fëmijët e viktimës.

The post EMRI/ Vrau bashkombasin për xhelozi ndaj ish-gruas, 16 vite burg për shqiptarin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Rripi i Gazës/ Shkon në 52 numri i palestinezëve të vrarë, plagoset gazetari i njohur

0

Rëndohet bilanci i viktimave që kanë humbur jetën sot në rripin e Gazës, pas protestave të dhunshme mes palestinezëve dhe izraelitëve me zhvendosjen zyrtare të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, deri më tani janë 52 palestinezë të vdekur dhe më shumë se 2400 të tjerë të plagosur nga forcat e armatosura izraelite.

Sipas Al Jazeera, mes të plagosurve ka mbetur edhe gazetari i saj Wael Dahdouh, të cilin e kanë zënë plumbat gjatë raportimit nga terreni.

Mësohet se pjesa më e madhe e viktimave janë djem të rinj, nga mosha 14 deri në 35 vjeç.

Protestat nisën sot gjatë inagurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, por ushtria izraelite u përgjigj ashpër.

The post Rripi i Gazës/ Shkon në 52 numri i palestinezëve të vrarë, plagoset gazetari i njohur appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lajmet e fundit te postuar