Ballina SHENDETI Maskë për fytyrë, me kafe dhe vaj ulliri

Maskë për fytyrë, me kafe dhe vaj ulliri

15
0
SHPËRNDAJE

Miliona njerëz në të gjithë botën preferojnë më shumë kafen se çdo pije tjetër. Por, përveçse është një pije shumë popullore, ajo ka edhe shumë përdorime të tjera jashtë kuzhine.

Më poshtë do të gjeni disa përdorime interesante të kafes, si maskë për fytyrën apo për zbehjen e shenjave të celulitit.

Maskë për fytyrë me kafe dhe vaj ulliri

Përzieni kafen me vaj ulliri deri sa të bëhet një masë homogjene. E aplikoni në fytyrë dhe mbajeni për rreth 30 minuta. Më pas e lani fytyrën me ujë të vakët.

Kokrrat e kafes mund të heqin qelizat e vdekura të lëkurës dhe sigurojnë një efekt antirrudhë falë përmbajtjes së lartë në antioksidues. Prandaj ato janë një nga produktet më të mira për lëkurën.

Një maskë tjetër me përbërës kryesor kafen

Përbërësit

  • Kafe
  • Kanellë
  • Mjaltë
  • E verdha e vezës
  • Kos

I përzieni të gjithë përbërësit derisa të formohet një masë si krem. E aplikoni në fytyrë dhe e mbani për rreth 30 minuta. Më pas e lani fytyrën, duke e fërkuar shumë pak.