Ballina SHENDETI Organiket freskuese si diuretikë natyralë

Organiket freskuese si diuretikë natyralë

12
0
SHPËRNDAJE

Kastravec

Kastravecët janë të pasur me sulfur dhe silikon, që ndihmojnë veshkat të eliminojnë acidin urik. Të pasura në ujë dhe kalium dhe shumë pak kripë, kastravecët pengojnë gjithashtu prodhimin e acidit nitrik dhe enzimave inflamatore. Fetat e kastravecit mund të përdoren edhe për të larguar ënjtjet poshtë syrit.

Boronicat e kuqe

Amerikanët ishin të parët ata që zbuluan efektet diuretike të boronicës së kuqe, duke i përdorur në trajtimin e një sërë gjendjesh shëndetësore, si ekzema, që mendonin se shkaktohej nga abuzimi me konsumimin e kripës. Lëngu i boronicës është përdorur nga gra në të gjithë botën për të parandaluar dhe trajtuar cistet dhe çrregullime të tjera të fshikës së urinës. Boronicat janë gjithashtu të mira për eliminimin e lëngjeve të tepërta në trup pa pasur nevojë që të largojë edhe kaliumin.

Selinoja

Hipokrati e rekomandonte selinon për të eliminuar lëngjet e tepërta në trup. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se fetalidet tek selinoja kontribuojnë në efektet e saj diuretike. Ndërsa nivelet e acidit urik në trup pakësohen nga inhibitorët COX-2 tek selinoja, që e bëjnë atë trajtimin ideal për edemën.

Panxhari

Panxhari është i pasur në kalium, që ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta në trup. Panxhari njihet gjithashtu edhe për vetitë e tij anti-inflamatore falë përbërësit që i jep ngjyrën e kuqe, betaninës.

Shparg

Që në Mesjetë, shpargu është përdorur për vetitë e tij diuretike. Këto veti vijnë nga aminoacidi asparagine, që është përdorur për të trajtuar ënjtjen, reumatizëm dhe grumbullimin n e ujit në trup. Pas konsumimit të shpargut, urina merr një erë të çuditshme si pasojë e zbërthimit të acidit asparagusik në substanca që përmbajnë sulfur kur treten.