Ballina SHOWBIZ Albana Osmani i “shpall” SFIDË Alketa Vejsiut me emisionin e ri për...

Albana Osmani i “shpall” SFIDË Alketa Vejsiut me emisionin e ri për fëmijë! Ja DETAJET (FOTO)

12
0
SHPËRNDAJE

Albana Osmani është moderatorja e njohur e ekranit, e cila gjithashtu është themeluese e fondacionit të saj të bamirësisë me në qëndër fëmijët “Ti je një luledielli”.

Sipas saj ecuria e fondacionit ka ecur mjaft mirë sepse donacionet kanë bërë të mundur që me qindra fëmijë të ndihmohen dhe lumturohen nga ndihmat e ofruara nga fondacioni.

Por pas kësaj Albana duket se është afeksionuar me fëmijët dhe po mundohet të krijojë sa më shumë projekte për të vegjëlit.

Para pak minutash ajo ka lajmëruar me anë të një postimi në Instagram se shumë shpejt do të realizojë një spektakël, ku fëmijët mund të shprehin dëshirat e tyre.

Spektakli duket se do të jetë një program veror dhe do të transmetohet në televizion dhe në kanalin Youtube.

Ajo ka ftuar fëmijë e adoleshentë nga mbarë trevat shqiptare që të bëhen pjesë e spektaklit duke shprehur dëshirën ose talentin e tyre.

Por se kur mund të fillojë ky spektakël apo në cilin televizion do të jetë, akoma nuk dihet.