Ballina SHOWBIZ Ana tjetër e Arian Konomit: Dashuria funksionon vetëm me SEKS

Ana tjetër e Arian Konomit: Dashuria funksionon vetëm me SEKS

13
0
SHPËRNDAJE

Gazetari Arian Konomi ka qenë i ftuari i radhës në Klubin e librit në Universitetin Europian të Tiranës për të folur për librin “Saga e jetëve legjendë”, por nuk ka shmangur as rrëfimin për jetën e tij private. Duke folur për jetën dramatike të personazheve që ka zgjedhur për t’i sjellë në një libër Winston Churchill, Katerina e Madhe, Albert Speer, Caravaggio, Maria Callas dhe Albert Einstein, ai tha se të gjithë ata kishin pasur dashuri të mëdha, por në fund nuk ishin të lumtur.

I pyetur mbi dashurinë, Konomi u shpreh: “Mendoj se betimet që njerëzit bëjnë për dashuri të përjetshme, apo se “do të dua gjithë jetën” është i tepërt. Nuk besoj në këtë lloj dashurie. Njeriu duhet të ketë lirinë si në dashuri ashtu edhe në jetë”, tha Konomi. Sa për dashurinë platonike, ai u shpreh: “Nëse një dashuri nuk ka lidhje fizike nuk funksionon, dashuria është e tillë vetëm me seks”, tha Konomi. Gazetari prej dy vitesh është shkëputur nga profesioni për të jetuar në Vuno, ndërsa tregoi se nuk ka pasur ndonjë ofertë që do e mbante në Tiranë.